PS-ja e Gjirokastres Rama ka monopolizuar partine

Grupi per reformimin e PS-se Po largohen intelektuale te mirefillte. Te heqim monopolin e drejtimit te PS-se Gjirokaster nga zyrtaret e pushtetit lokal.
Socialistet e qarkut te Gjirokastres akuzuan dje kryetarin e PS-se Edi Rama se ka monopolizuar partine. Ata shprehen hapur shqetesimet e tyre ne lidhje me monopolin qe po krijohet ne kete baze nga ana e kryetarit te bashkise Flamur Bime dhe mosveprimit dhe neglizhences se kryetarit Rama ndaj ketij problemi teper shqetesues per kete qark. Keshtu grupi nismetar per reformimin e Partise Socialiste te Gjirokastres kerkoi bashkepunimin e kryetarit Edi Rama per te hequr monopolin e drejtimit te PS-se Gjirokaster nga zyrtaret e pushtetit lokal. Ne njefare menyre kjo kerkese eshte me teper dhe nje ankese qe i behet kryetarit te PS-se per menyren e tij neglizhente ndaj zhvillimeve ne kete baze ku shpeshhere ai akuzohet se nuk njeh problemet reale qe kane socialistet e ketij qarku. Situata e krijuar ne degen e PS-se ka bere qe nga radhet e saj te largohen intelektualet e mirefillte vijon deklarata e grupit per reformimin e PS-se dega Gjirokaster. Veprimi yne terheq vemendjen dhe synon sensibilizimin e udheheqjen e partise dhe grupit parlamentar te PS qe me shume vemendje dhe kujdes duhet te bejne per gjendjen e partise dhe elektoratit ne baze njohjen e plote te kursit dhe te shqetesimeve te tyre. Qendrimi dhe veprimet tona nuk jane te iniciuara as nga Tavo dhe as nga ndonje tjeter por vetem bindja dhe ideali yne socialist. Ne u distancuam nga veprimi i tij qysh te nesermen e berjes publike bashkimin e tij me LSI. Ne kerkojme vemendje dialog dhe vullnet te sinqerte per te zgjidhur problemet kapercyer pengesat e te jemi te gatshem per perballimin e betejave elektorale qe na presin - tha anetari i PS-se Thoma Andrea. Edhe nga kjo deklarate duket qarte se ky grupim socialist ne qarkun e Gjirokastres eshte mjaft i shqetesuar me menyren e drejtimit qe ka kjo baze ose me sakte me monopolin e drejtimit qe sipas tyre eshte teresisht ne duart e kryetarit te bashkise Flamur Bime. Prandaj sipas tyre eshte teper e nevojshme nderhyrja e kryetarit aktual Rama ne menyre te tille qe te zgjidhen te gjitha problemet qe kane perfshire kete qark ne gjithe kete kohe. Nuk duhet harruar se mosmarreveshjet ne Partine Socialiste te Gjirokastres kane nisur kohe me pare qe ne kundershtite e anetaresise me kreun e bashkise Flamur Bime te cilat kulmuan me largimin nga radhet e partise se deputetit Vangjel Tavo i cili iu bashkua radheve te LSI-se.