E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti ne Kosove Vokshi Hetim autoritetet shkelen ligjin

Vokshi Nuk kam thyer rregullat e policise kosovare. Policia me ndaloi ne menyre te paligjshme

Albana Vokshi kerkon zbardhjen e plote te incidentit te shkaktuar me policine kosovare te cilen e akuzon se theu ligjin teksa e ndaloi ne kufi para disa ditesh. Me 14 nentor Albana Vokshi bashke me njeren nga motrat dhe dy mikeshat e saj udhetoi drejt vendit te origjines se saj Kosoves por ne kufirin me Shqiperine ndodhi nje incident per te cilin dje e informoi opinionin publik. Deklaroj para publikut shqiptar dhe kosovar qe nuk eshte e vertete qe kam thyer rregullat dhe procedurat e Policise Kufitare Kosovare nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare - thekson deputetja Vokshi. Ajo vijon me tej deklaraten e saj duke thene se kerkon hetim dhe zbardhje te ketij incidenti pasi ne te kundert do te beje publike detajet e hollesishme dhe rrethanat qe cuan ne kete ngjarje te jashtezakonshme. Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi pranoi se ne 14 nentor ka ndodhur nje incident shume i rende me Policine Kufitare ne Vermice kufiri me Kosoven por i konsideroi te paverteta pretendimet se ajo ka thyer rregullat dhe procedurat e Policise Kufitare Kosovare. Permes nje deklarate per mediat Vokshi mohon edhe pretendimet se ka refuzuar kontrollin e dokumenteve apo te makines me te cilen udhetonte drejt Kosoves apo se ka fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare.

Disa autoritete kosovare te policise dhe gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore ndaj meje jo si deputete por si femer dhe si qytetare shqiptare - shprehet Vokshi. Ajo thekson se per kete ngjarje te shemtuar ka vene ne dijeni Kryeministrin e vendit Kryetaren e Parlamentit ministrin e Brendshem ministrin e Drejtesise ministrin e Puneve te Jashtme dhe drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit. Kam kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet deri ne detaje te zbulohen e te vihen para drejtesise si ata qe e planifikuan ashtu edhe ata qe e ekzekutuan kete incident. Meqenese kjo ngjarje ndermjet te tjerash po sqarohet ne nivel nderqeveritar do te preferoja qe per momentin te mos jap me shume sqarime ne respekt te konfidencialitetit te procedurave te nisura - tha Vokshi. Vokshi shpreh bindjen se qeveria shqiptare dhe ajo kosovare shume shpejt do te kene nje prononcim publik ne lidhje me kete incident. Ne te kundert une personalisht do te bej publike detajet e hollesishme dhe rrethanat qe cuan ne kete ngjarje te jashtezakonshme. Do ta bej kete ne emer te mbrojtjes se emrit nderit moralit dhe dinjitetit tim - perfundon deklarata e Vokshit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›