E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Italia partner strategjik i Shqiperise

Presidenti i vendit Bamir Topi ka deklaruar se autoritetet shqiptare jane te vetedijshme per sfidat qe sjelle liberalizimi i vizave duke nenkuptuar shkeljen e rregullave nga qytetaret shqiptare.
Deklarata e kreut te shtetit eshte bere sot gjate takimit me kryetarin e Bashkine e Pratos ne Itali Roberto Ceni. Kryetari i Shtetit beri nje panorame te atmosferes optimiste te krijuar ne vend pas vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine me BE-ne duke theksuar se shteti dhe qytetaret shqiptaret jane te ndergjegjshem per sfidat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky vendim njofton Presidenca ne lidhje me takimin e Topit.
Gjate takimeve ne Prato Topi eshte pritur nga perfaqesuesit e Keshilli Komunal si dhe nga qindra qytetareve ne mes te te cileve kishte shume bashkatdhetare te cilet i rezervuan Kreut te Shtetit nje pritje mjaft te ngrohte vellazerore dhe emocionuese.
Ne takimet e vecanta te zhvilluara gjate qendrimit te tij ne Prato me Kryetarin e Bashkise se qytetit Roberto Ceni dhe me Perfaqesuesit e Grupeve Ekonomike dhe te Shoqates Sopoti Presidenti Topi vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve dhe popujve tane dhe miqesine tradicionale te konsoliduar nder vite.
Kryetari i Shtetit vuri ne dukje faktin se Shqiperia e shikon Italine fqinje si nje partner te rendesishem strategjik dhe mbeshtetese te forte ne rrugen e saj per realizimin me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.
Topi u ndal ne disa prej zhvillimeve me te fundit dhe reformave ne Shqiperi ne drejtim te konsolidimit te te institucioneve demokratike fuqizimit te kuadrit ligjor si dhe permiresimit te klimes se biznesit ne vend.
Ai theksoi se Shqiperia mirepret zgjerimin e investimeve te bizneseve prestigjioze italiane.
Drejtuesit e institucioneve te Pratos dhe perfaqesuesit e shoqatave te ndryshme ekonomike te rajonit vleresuan viziten e Kreut te Shtetit shqiptar si nje pike kulmore e zhvillimit te marredhenieve te gjithanshme mes dy vendeve duke nenvizuar rolin e rendesishem qe luan edhe bashkesia e madhe ne numer e emigranteve shqiptare ne Itali.
Ne takim u theksua rendesia e rritjes se pranise se investitoreve italiane ne vendin tone si dhe shtimi i shkembimeve ekonomike-tregtare mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›