E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare për të vendosur mbi qëndrimin politik që kjo forcë do të mbajë lidhur me kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë dhe ripërsëritjen e tyre. Pas rrëzimit të ankesës së PS-së në KQZ, Asambleja Kombëtare e partisë më të madhe opozitare do të vendosë edhe mbi bojkotin e parlamentit.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet pas një turi të liderit të selisë rozë, Edi Rama, në bashkitë e komunat e vendit për të diskutuar me bazën socialiste në rrethe, ku edhe është takuar me fituesit e qeverisjes vendore dhe këshilltarët e Bashkive e komunave.
 

Gjithashtu kjo Asamble mbahet në një kohë kur tashmë KQZ prej disa ditësh ka shpallur kandidatin e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" Lulzim Basha fitues të garës për kryetar Bashkie të kryeqytetit me 93 vota më shumë se rivali socialist Edi Rama, i cili kandidoi për të katërtin mandat në kryeqytet. Ndërkohë Partia Socialiste tashmë është me sytë nga Kolegji, i cili pritet të vendosë rezultatin e shpallur nga KQZ apo të hedhë poshtë këtë rezultat duke urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja vendore në kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›