PS-ja zgjedh “kalorësit” e betejës parlamentare
Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko drejtojnë Grupin. Gjiknuri, sekretar. Projektligji që e çoi PS-në në sallën e Parlamentit. Pikat kryesore
Eneda Jaçaj
Partia Socialiste ka zgjedhur “kalorësit” e betejës parlamentare. Dy prej protagonistëve të legjislaturës së kaluar, Gramoz Ruçi dhe Pandeli Majko do të kryesojnë Grupin Parlamentar të PS-së. Ndërsa në postin e sekretarit është zgjedhur Damian Gjiknuri, një nga deputetët e ardhur rishtas nga radhët e socialistëve të rinj. Por, ende nuk dihet se cilët do të jenë drejtuesit socialistë në komisionet parlamentare, përfshirë edhe komisionin special që do të hetojnë procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Edhe emri i Erion Braçes, i përfolur prej kohësh, ende nuk është vendosur nga krerët e selisë rozë.
Drafti
Kryesuesit e Grupit Parlamentar të PS-së do të paraqesin që ditën e sotme draftin për hetimin e zgjedhjeve, duke ia lënë në dorë maxhorancës, e cila do të vendosë për kushtet dhe pikat e kërkuara në këtë projektligj. Dokumenti është përgatitur nga deputeti Fatmir Xhafaj dhe ekspertët e tjerë të PS-së. Në këtë projektligj janë parashtruar të gjitha pikat që kanë të bëjnë me realizimin në mënyrë të pakushtëzuar të transparencës së procesit zgjedhor. Ashtu siç e ka premtuar edhe kryetari i maxhorancës, PS-ja do të marrë kryesimin e komisionit hetimor parlamentar dhe do të ketë shumicën e anëtarëve me të drejtë vote. Përveç pikës për hapjen e kutive, janë parashikuar edhe hetimet për zyrtarët e lartë të shtetit që kanë dhunuar fushatën dhe ditën e zgjedhjeve, heqjen nga detyrat në administratën e shtetit të të gjithë personave që kanë mbështetur opozitën, lirimin e personave të dënuar gjatë ditëve të fushatës dhe më 28 qershor. Po ashtu, pjesë e saj është edhe kërkesa për zbardhjen e vrasësve të deputetit socialist Fatmir Xhindi.
Këshilli i Europës
Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që dy forcat politike të nisin bashkëpunimin për zgjidhjen urgjente të krizës. Delegacioni i Këshillit të Europës, i cili zhvilloi negociata përgjatë tri ditëve të fundit në Tiranë, ka kërkuar nga palët që të gjendet një zgjidhje për krizën politike. Ata kanë kërkuar që opozita të hyjë në Kuvend dhe të nisë menjëherë punën komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, i drejtuar nga opozita, e cila do të ketë në përbërjen e saj shumicën efektive. Ky komision hetimor, sipas KiE-së, duhet të përgatisë amendamente për Kodin Zgjedhor në frymën e rekomandimeve të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në deklaratën e saj, Delegacioni theksoi se opozita duhet të marrë garanci për një ndarje të drejtë të kryesimit të komisioneve parlamentare. Ajo që ra në sy është se në asnjë vend, në deklaratë nuk përmenden kutitë. Presidenti i Asamblesë, Mevlut Cavusoglu tha se deputetët janë votuar për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe se KiE pret që opozita të futet në Kuvend jo për një ditë, por për të qenë pjesë kryesore e punimeve të këtij institucioni. Ai hodhi idenë që përsa i përket hapjes së kutive, politikanët duhet ta zgjidhin këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, ose t’i drejtohen Komisionit të Venecias.
Svoboda
Dy ditë më parë opozita bëri lëshimin e saj, pas negociatave që zhvilloi me nënkryetarin e grupit të socialistëve në Parlamentin Europian. Kërkesa për hapjen e kutive është në dorën e Komisionit të Venecias. PS-ja ka kërkuar që opozita të pranojë dhe të zbatojë rekomandimin që do të vijë nga ekspertët e Komisionit të Venecias. Europarlamentari Svoboda u shpreh se gjetja e një rrugëzgjidhjeje kompromisi nuk mund të jetë vetëm nga opozita, por duhet të jetë edhe nga ana e qeverisë. Ai deklaroi se hapja e kutive është mënyra më e mirë për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve. Nënkryetari Svoboda shtoi se anëtarët e Këshillit të Europës e mbështesin luftën e opozitës për transparencë dhe nuk përjashtojnë hapjen e kutive, ndërsa theksoi se është e logjikshme që Partia Socialiste duhet të kthehet në Parlament, por ajo duhet të vazhdojë luftën e saj për transparencë.
Rekomandimet
Ndërkombëtarët kanë kërkuar krijimin e menjëhershëm të një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, drejtuar nga një anëtar i opozitës dhe në të cilin opozita do të ketë një shumice efektive.
Ky komision hetimor, sipas KiE-së, duhet të përgatisë amendamente për Kodin Zgjedhor në frymën e rekomandimeve të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Opozita duhet të marrë garanci për një ndarje të drejtë të kryesimit të komisioneve parlamentare.
25 Shkurt 2010