Murinjo: “Enigma zgjidhet në Londër”
Trajneri i Interi, Hoze Mourinjo, pohoi se nuk është ndeshja e parë ajo që do të vendosë fatin e çiftit intrigues Inter-Çelsi. Përpara sfidës delikate të Ligës së Kmapioneve kundër ish-skuadrës së tij, “Special One” pohoi: “Ndeshja mund të luhet në dy akte, 180 minuta. Takimi i parë është i rëndësishëm por i dyti vendos gjithçka. Zakonisht, 90 minutëshi i parë mbyllet pa e ditur kush shkon ne çerekfinale”, -tha portugezi. Murinjo tha se e njeh Çelsin më mirë se trajnerin aktual i londinezëve, Karlo Ançeloti. “Për këtë nuk do të thotë se gjithçka është më e lehtë nëse nuk zgjedh formacionin e duhur. Ançeloti e njeh po kaq mirë Interin, prandaj të njohësh Çelsin nuk është një avantazh”, - përfundoi trajneri i Interit. I kundërt është reagimi nga kampi i Milanit. Trajneri i Milanit, Leonardo, do të bëjë tifo për anglezët e Çelsit të drejtuar nga miku i tij, Karlo Ançeloti, duke qenë kështu kundër Interit. “Jam shumë i lidhur me Ançelotin, - shpjegon trajneri i Milanit, - jemi miq prej shumë kohësh. Bëj tifo për Carlo, por jo më shumë. Nuk është një tifo speciale kundër Interit, sigurisht që jo”. Të mërkurën për Ligën e Kampioneve, Interi luan në “San Siro” kundër Çelsit për ndeshjen e parë çerekfinale.
24 Shkurt 2010