PS-ja zhvillon sot demonstrim-homazhin

Partia Socialiste pritet të zhvillojë sot demonstrim homazhin në nder të 3 viktimave të demonstratës të 21 janarit.
Demonstrim-homazhi siç e ka cilësuar edhe Partia Socialiste pritet të nisë në orën 14:00 nga ura e Lanës pranë hotel “Dajti” për të vazhduar më pas me një marshim deri tek kryesia e Kuvendit.
Sipas PS-së heshtja, lulet dhe qirinjtë, do të jenë mjetet e demonstrimit në kujtimim të tre viktimave ndërsa nuk do të ketë asnjë parrullë apo thirrje kundër qeverisë.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk mund të garantojë tubimin e opozitës dhe e ka cilësuar atë si rrezik për sigurinë kombëtare.
Kjo përgjigje e policisë së Tiranës vjen pas demostratës që PS-së zhvilloi në 21 janar ku u plagosën një numër i madh efektivash të policisë si dhe humben jetën 3 persona.