Situata politike, Topi takon Moisiun dhe Meidanin
Kreu i shtetit Bamir Topi do të zhvillojë sot një takim me dy ish-presidentët e vendit Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani.
Takimi i kreut të shtetit me dy ish-presidentët i cili do të zhvillohet në orën 11:00 në ambjentet e presidencës do të ketë në fokus situatën politike në Shqipëri pas demonstratës së 21 janarit.
Ndërkohë ditën e djeshme tëë dy ish-presidentët në një tryezë të “forumit civil 2010” dënuan dhunën e ushtruar në demonstratën e 21 janarit si dhe i bënë thirrje forcave politike të gjejnë gjuhën e dialogut.