PS jo në zgjedhjet vendore? Patozi: Lajm i keq dhe ogurzi
Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, u shpreh se ky është një qëllim ogurzi dhe një lajm i keq për Shqipërinë.
“Rama prodhoi dy lajme të këqija për shqiptarët, së pari konfirmoi që PS mund të bojkotojë zgjedhjet lokale. Aksionet politike të Ramës dhe përpjekjet e dështuara të tij, rropatjet lart e poshtë, brenda dhe jashtë vendit, mund të lexohen në funksion të këtij qëllimi ogurzi. PS pavarësisht disfatave të disata në zgjedhje, duhet të përballet me elektoratin për të korrigjuar gabimet dhe rezultatin. Lajmi i dytë i keq ishte për vendin, pasi PS po degradon”, u shpreh Patozi.
Pas deklaratave të Patozi, reagoi Partia Socialiste me anë të deputetes Ermonela Felaj, e cila theksuar se bojkoti i zgjedhjeve është një ëndërr me sy hapur e Sali Berishës. “Sali Berisha ëndërron të konkurrojë vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë angazhon gjithë altorpalantët e tij që të thonë se ne do i bojkotojmë zgjedhjet.
Por edhe vetë Saliu e kupton se kjo është një ëndërr me sy hapur dhe opozitën do e ketë përballë në çdo betejë! As që bëhet fjalë të tërhiqemi nga rruga jonë për një Shqipëri me zgjedhje të lira, shtet ligjor dhe ekonomi të çliruar nga kthetrat e interesave të familjes në pushtet”, u shpreh kjo.