E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kërkesë Kolegjit Zgjedhor për të bërë shpërndarjen e mandateve

kolegjiNë kushtet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të sigurojë kuorumin e nevojshëm për certifikimin e zgjedhjeve, Partia Socialiste u drejtua  Kolegjit Zgjedhor për të bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve. Pas kësaj kërkese, Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë për datën e mbledhjes për shqyrtimin e kërkesës së PS-së.

Kërkesa

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Koli Bele deklaroi se në pamundësi të KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve, PS iu drejtua Kolegjit si palë e interesuar, në përputhje me Kodin Zgjedhor. KQZ në pamundësi për të bërë certifikimin e zgjedhjeve. I kërkuam Kolegjit ndarjen e mandateve. Këtë gjë mund ta kërkojnë edhe partitë e tjera, deklaroi Bele. Pas shqyrtimit të të gjitha ankimimeve në Kolegj, Kodi Zgjedhor parashikon një periudhë prej tri ditësh për KQZ-në, e cila mund të miratojë ndarjen e mandateve.

Kodi Zgjedhor

Në nenin 162, pika 1 e Kodit, thuhet se jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, sipas këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore. Por në nenin 24, pika 1/ a e Kodit, thuhet: Konsiderohen të miratuara kur votojnë pro jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me: a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas neneve 162, 163 dhe 166, pika 3 të këtij Kodi. Pas konstatimit të pamundësisë për të ndarë mandatet nga KQZ-ja, partitë politike kanë pesë ditë afat për tu ankuar në Gjykatë dhe sipas përllogaritjeve, ky afat është deri të mërkurën e ardhshme. Pasi Gjykata vendos ndarjen e mandateve, çështja kalon sërish në KQZ, e cila brenda 10 gushtit shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›