Qeveria, Ambasada e SHBA: Mirëpresim ministrat e përzgjedhur
TIRANE - Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Ambasada Amerikane thekson se pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, duke vlerësuar faktin se shumë prej ministrave të rinj kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasada nënvizon se pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë.
Ambasada e SHBA mirëpret ministrat e sapo-përzgjedhur të kabinetit të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe vëren me vlerësim emërimin e një numri më të madh ministresh dhe caktimin e tyre të propozuar në dikastere kyçe.
Përfshirja e ministreve pasqyron një hap pozitiv drejt barazisë më të madhe gjinore brenda udhëheqjes politike të Shqipërisë.
Ambasada e SHBA pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, shumë prej të cilëve kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara, në zbatimin e axhendës së tyre të reformave për të arritur synimet e Shqipërisë për integrim më të madh euro-atlantik.
Gjithashtu presim me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë.- thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.