Konflikti per perplasjen e makinave plagoset efektivi

Një efektiv policie është plagosur më thikë pas një konflikti për përplasjen e makinave. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Perash” në Shkodër teksa po udhëtonte me mjetin privat Johan Bardeli 33 vjec me detyrë efektiv i policisë së Shkodrës është goditur me thikë në këmbën e majtë nga autorët më të cilët është përplasur me makinë . Nga verifikimet e para rezulton se fillimisht jane perplasur lehtë makina oficerit me Wolsvagenin me targa AA 493 BY në pronësi të shtetasit Luan Keqani. Për rastin në fjalë është bllokuar automjeti dhe janë shoqëruar në komisariat dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes së mjeteve .