E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundër hartimit të ligjit për tokën e papunuar

Shalsi reagoi pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi hartimin e një ligji të veçantë për të përcaktuar qëndrimin e shtetit ndaj tokës që nuk punohet.
      
Përkundër kësaj, Shalsi tha se, "nuk janë mekanizmat administrative të konfiskimit të tokës ato që do të zgjidhin problemin”.
       
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi "hartimin e një ligji që do të përcaktojë qëndrimin e shtetit ndaj tokës së papunuar, e cila është një dëm i rëndë i interesit publik për këtë vend".
     
Sipas tij, “ligji i ri që do të hartohet "nuk synon që t'ia marri pronësinë e tokës pronarit të ligjshëm, por parashikon që kjo tokë të kalojë në fondin e komunës e cila do të jetë e detyruar ta japë atë me taksën e së 10-ës".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›