E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, kundër kandidaturës së Leskajt për kreun e KLSH-së

 Kandidatura e Bujar Leskajt për në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk do të gjejë mbështetjen e deputetëve të opozitës.

Propozimi i presidentit Topi nuk do të votohet në Parlament nga deputetët e majtë, të cilët mbështesin idenë e një figure jopolitike në krye të këtij institucioni. Ashtu siç është përcaktuar në paktin me 10 pika të opozitës, Leskaj nuk i përmbush kriteret e përcaktuara.

Konfirmimi erdhi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Kryetari Rama u shpreh se Leskaj jo vetëm vjen nga partia në pushtet, por nuk përmbush asnjë kusht për tu votuar prej opozitës.

Kandidatura e parë e propozuar nga Topi për në krye të KLSH-së, Sali Shehu, u rrëzua nga maxhoranca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›