E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI:Dëshmitari i prokurorisë provoi mashtrimet e Priftit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ka reaguar sot në lidhje me zhvillimet më të fundit në procesin ndaj kreut të partisë, Ilir Meta për çështjen e video përgjimit. Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama theksoi se vetë dëshmitari i prokurorisë provoi me fakte falsitetin e akuzave të ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti.

Sipas Ramës, provohet sipas dëshmitarit Bekim Halilaj dhe dokumenteve që ai referon, se pronari i kompanisë, është ortak me bashkëshorten e Priftit në kompaninë e tullave. “Kjo provon konflikt interesi, pazare korruptive që nga zhvillimet e djeshme e shndërrojnë procesin ndaj Metës në proces të mbyllur për të çelur një ndaj dëshmitarit të prokurorisë, Priftit”- tha ai.

Luan Rama ka nënvizuar se vetëm dje, në seancë gjyqësore rezultojnë fakte që provojnë katërcipërisht pathemelësinë e akuzës e cila është ngritur mbi dëshminë e një dëshmitari, që dëshmitari tjetër i prokurorisë i hedh poshtë.
 

“Arsyeja që i parashtroj sot lidhet me faktin që jemi të vendosur të realizojmë transparencën ndaj publikut, por edhe të nënvizojmë që akuza është ngritur mbi dëshmi dhe prova të falsifikuara të një dëshmitari që në cdo seancë sa vjen e vihet përballë faktesh që provojnë falsitetin e akuzës”- theksoi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›