E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kujtohet pas 10 vjetesh te thote se nuk e ka daje Spiro Koleken

Ne konferencen e dhene ne rrjetin social Twitter, kryetari i Partise Socialiste u eshte pergjigjur dhe pyetjeve qe lidhen me familjen dhe te afermit e tij. Qe nga hyrja e tij ne politike, Rama eshte identifikuar si nipi i anetarit te Byrose Politike te sistemit komunist Spiro Koleka. Por pavaresisht se prej vitesh ky detaj eshte pranuar si nje fakt publik, dje kreu i selise roze eshte kujtuar te hedh drite mbi kete pjese te lidhjeve te tij familjare. I pyetur nga nje bashkebisedues, se ai po vendos taksen e sheshte njesoj si tatimin e jashtezakonshem qe vendosi daja i tij Spiro Koleka, Rama pergjigjet se Koleka nuk ka qene daja e tij. “Spiro Koleka nuk ka qene daja im. Taksa marksiste eshte nje shpikje njesoj si shpikja e dajes apo e dhembeve 50 mije euro e me radhe”, eshte shprehur Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›