PS le Ligjet. PD rezolute verejtesh draftit te opozites per hetimin
TIRAN- Deputetet e opozites kane braktisur mbledhjen e Komisionit te Ligjeve ku diskutohet ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit nderkohe qe mazhoranca ka miratuar e vetme nje realicion me verejtje ndaj draftit te PS.
Mazhoranca ne komision i ka konsideruar kerkesat e opozites antikushtetuese dhe pas shume debatesh deputetet socialiste kane lene sallen duke deklaruar se pas kesaj eshte e kote qe te vazhdohet.
Sipas deputetit Fatmir Xhafaj projektvendimi i opozites per hetimin e zgjedheve eshte ne perputhje me kushtetuten dhe ligjet ne fuqi nderkohe qe mazhoranca nuk ka pranuar te miratoje ndryshimet e kerkuara nga PS-ja.
Projektvendi eshte ne baze te qendrimit politik te paleve nderkohe qe eshte shprehur se rrezimi i tij do te rrezikonte zgjedhjet e ardhshme- tha Xhafaj duke kerkuar shumicen vendimmarrese ne komisionin hetimor.
Debatet kane nisur per piken 2 3 dhe 4 te projektvendimit lidhur me objektin e hetimit.
Sipas deputetit te Partise Demokratike Viktor Gumi projekvendimi i PS-se nuk jep fakte por vetem dyshime. Sipas tij ne kete projektvendim shkelet neni 77 pika 2 e Kushtetutes dhe se kjo kerkese ka dy kuptimesi.
Seanca e 23 dhjetorit pritet qe te ndeze serish debatet ne Parlament
Mocioni per debat perplasja PD-PS
Seanca e fundit plenare do te shqyrtoje dy prej ceshtjeve me te rendesishme te ketij viti si hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit dhe mocioni per debat per ceshtjet e integrimit dhe per kryetaren Jozefina Topalli. Konferenca e Kryetareve vendosi qe 23 dhjetori te jete seanca e mocionit per debat. Opozita ne varesi te seances nuk ka perjashtuar mundesine qe ky hap te pasohet edhe nga nje mocion per shkarkimin e kryetares se Kuvendit. Mocioni per debat erdhi pas raportit te KE-se ne te cilen kritikohej institucioni i Kuvendit. Opozita duke iu referuar progres raportit per Shqiperine e cileson raportin nje deshtim te vendit tone ne rrugen e integrimit nderkohe qe akuzojne si nje nga pergjegjeset kryesore Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Burime nga opozita bejne te ditur se pakenaqesite e deputeteve socialiste ndaj kryeparlamentares fillojne qe tek problemet me pagat dhe deri tek menyra e drejtimit. Rregullorja e Kuvendit percakton qarte proceduren qe ndiqet. Sipas nenit 98 te saj nje kryetar grupi parlamentar ose te pakten 7 deputete mund te paraqesin nje mocion me qellim zhvillimin e nje debate ne Kuvend per nje ceshtje te vecante dhe ne perfundim te tij mund te propozojne miratimin e nje rezolute ose deklarate teksti i se ciles i bashkelidhet kerkeses per zhvillimin e mocionit. Kur ka disa mocione per ceshtje te njejta ose qe lidhen me njera - tjetren Kuvendi mund te beje nje debat te perbashket.
Pjese nga debati ne Konferencen e Kryetareve
JOZEFINA TOPALLI A jeni dakord qe te heqim te enjten e fundit
te kalendarit dhe e zhvillojme debatin E ndryshojme rendin e dites.
ASTRIT PATOZI Une mendoj se kjo eshte nje teme qe na pelqen
te gjitheve e perderisa ju e keni zgjedhur ne duhet te pergatitemi e ti
kushtojme rendesine e duhur.
GRAMOZ RUI Pse te mos e bejme ne 13 dhjetor
NAMIK DOKLE Maksimalja qe ne mund ta shtyjme eshte data
16. Nese ne do te vendosim qe ta bejme dite te hene atehere eshte
data 13 dhjetor. Kemi edhe daten 20 dhjetor.
ASTRIT PATOZI Kjo teme meriton nje dite te vecante. Ne po
themi qe te heqim agjenden e dates 23 e te zhvillojme vetem debatin.
NAMIK DOKLE Po pse duhet te shkojme ne kufirin maksimal te
kohes Po te jete keshtu e zhvillojme mocionin ne daten 16 dhjetor
dhe ato projektligje qe mbeten nga data 16 i mbledhim per ne 23 dhjetor.
Nuk kemi pse e mbyllim sezonin me debat.
ASTRIT PATOZI Nuk gjej asnje argument apo logjike qe ta mbeshtese
kete kerkese. A do te bejme nje debat serioz Nese duam ti kushtojme
rendesine e duhur duhet edhe ti japim kohen e duhur. Data 16
eshte shume shpejt. Duhet te pergatitemi. Duhet te jete nje dite ne
dispozicion te kesaj teme dhe prandaj une po propozoj diten e fundit te
sesionit. fare pune ju prish juve kjo date
GRAMOZ RUI Raporti ka dale qe ne daten 15 nentor. Nese do ta
vleresojme si duhet si nje raport per te cilin jemi te interesuar te dy
palet nuk mund ta leme per diten e fundit. Data 23 eshte kufiri i fundit.