Hetimi zgjedhjeve, opozita braktis komisionin e ligjeve

Opozita ka braktisur komisionin e ligjeve ku po diskutohet projektvendimi i PS-së për komisionin hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Më herët deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj u shpreh në mbledhje se projektvendimi i opozitës është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Sipas tij ky projektvendim është në bazë të qëndrimit politik të palëve ndërkohë që është shprehur se rrëzimi i tij do të rrezikonte zgjedhjet e ardhshme.
Gjithashtu Xhafaj ka kërkuar shumicën vendimmarrëse në komisionin hetimor duke bërë të ditur edhe njëherë se Partia Socialiste nuk kërkon hetimin e fletëve të votimit por të materialeve zgjedhore.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Viktor Gumi ka deklaruar se projekvendimi i PS-së nuk jep fakte por vetëm dyshime. Sipas tij në këtë projektvendim shkelet neni 77 pika 2 e Kushtetutës dhe se kjo kërkesë ka dy kuptimësi.