Meta nga Beogradi: Raporti i Martit, mbi paragjykime

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për çështje të bashkëpunimit dypalësh, koordinimin në kuadër rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, si dhe theks i veçantë u evidentua rruga dhe përpjekjet e dy vendeve në drejtim të integrimit evropian.
Në të gjitha takimet u theksua se palët bien dakord që midis shqiptarëve dhe serbëve duhet hapur një kapitull i ri bashkëpunimi, në interes të dy popujve dhe stabilitetit afatgjatë në rajon. Meta u pyet nga gazetarët mbi raportin e Dik Marti, duke theksuar se raporti në fjalë ishte cekur edhe gjatë diskutimeve me personalitetet e larta të qeverisë serbe.
“Po ne këto takime është përmendur ky raport por do të theksoja në mënyrë konstruktive. Qëndrimi im ka qenë shumë i qartë që ky raport është plot paragjykime është një raport i bazuar mbi fiksime pasi është mese evidente se akuza të tilla janë bërë dhe në të kaluarën madje janë bërë dhe investigime dhe kanë rezultuar tërësisht pa fakte ndaj besoj se masazhi kryesor dhe i kësaj vizite është përqendrimi drejt një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe për trajtimin e të gjitha çështjeve problematike në frymë evropiane”, theksoi Meta.
2010-12-19 15:49
[