E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Trafik armësh mes Ukrainës, Shqipërisë e Armenisë

Erjon Braçe

Deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi dje Kryeministrin dhe qeverinë e tij se ka favorizuar një trafik armësh, ku Shqipëria ka krijuar aksese. Qeveria e Sali Berishës, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, dyshohet të jenë përfshirë në mes të një xhiroje trafiku armësh Ukrainë-Shqipëri-Armeni!!! Gjithçka duket se ka ndodhur fiks një vit më parë. Në fshehtësi të plotë, por duke lënë gjurmë ariu, qeveria e Sali Berishës ka ofruar territorin shqiptar për të tranzituar ngarkesat në armë e municione. Pa asnjë shkak, pa asnjë arsye të qenësishme, pa përfitime dhe duke vënë në rrezik statusin e Shqipërisë. Mbi të gjitha, në lidhje me dy prej trafikantëve më të mëdhenj të armëve në botë, lidhje e fortë e një keqbërësi serb, madje nga ata me nam. Skandali që sapo ka plasur dhe po konsumohet mes Armenisë e Azerbajxhanit, ka hapur konflikt institucional në Ukrainë, shkruan Braçe në adresën e tij në Facebook. Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist i drejtohet Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes të japin sqarime rreth këtyre informacioneve që vijnë për këtë trafik. Dua ta pyes Sali Berishën: Kryeministër, përse ti e ke përfshirë Shqipërinë në këtë xhiro trafiku? Përse ti e ofron Shqipërinë teknikisht si vend tranziti? Çlidhje ke ti në Ukrainë? Përse ti zgjedh të ofrosh Shqipërinë gjithnjë për trafikantët serbë të armëve? Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ke gjë për të thënë për këtë rast? Çfarë ke relatuar dhe si e ke justifikuar këtë lehtësi për trafikun?, pyet Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›