E Diel, 1 Nëntor 2026

PS leter PE-seQeveria do djege fletet e votimit

Kriza politike ne Shqiperi eshte thelluar edhe me shume ndersa qeveria po pergatitet per te djegur fletet e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ky eshte subjekti i letres qe selia roze dhe grupi parlamentar socialist i kane derguar sot perfaqesuesve te Parlamentit Europian.

Letra iu eshte drejtuar krereve te grupeve parlamentare ne PE Martin Schulz dhe Joseph Daul si edhe komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule. Ne leter opozita shpreh shqetesimin e saj lidhur me deklaratat e KQZ-se per djegien e flereve te votimit gje ne te cilen eshte bazuar edhe transparenca e procesit zgjedhor.

Gjithashtu grupi parlamentar socialist ka vleresuar kontributin e dhene nga kreret e grupeve parlamentare ne PE per integrimin e Shqiperise dhe ka pershendetur edhe rezoluten e miratuar nga PE-ja per Shqiperine duke e cilesuar si nje dokument te rendesishem per hapat e metejshme te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Me tej selia roze vijon letren e saj se per te zbatuar sa me mire rezoluten opozita ka kerkuar ne menyre te vazhdueshme rivendosjen e dialogut politik per zgjidhjen e krizes politike ne vend dhe edhe pas takimeve mes krereve te grupeve parlamentare nuk pati ndonje rezultat konkret.

Nder te tjera ne leter theksohet se opozita i ka derguar nje dokument konfidencial mazhorances e cila permbante nje oferte te plote politike dhe ligjore per zgjidhje te shpejte dhe te plote te krizes politike ne vend.

Oferta jone politike perfshinte nje projekt-marreveshje midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste qe do te beje te mundur nje zgjidhje te menjehershme dhe te plote te krizes politike ne vend bazuar ne parimet e kushtetutshmerise dhe te transparences dhe hap nje faqe te re per bashkepunim afatgjate mes te dyja paleve thuhet me tej ne leter duke shtuar se opozita i ka dhene te gjithe kohen e nevojshme qeverise per tju pergjigjur kerkesave te PS-se.

Me tej selia roze ben me dije se reagimi ndaj kerkesave te PS-se i dhene nga qeveria nuk perkrah fillimin e procesit te hetimeve pa marre nje pergjigje nga Komisioni i Venecias ne lidhje me fletet e votimit qe do te thote nje renie te thelle per qendrimin qe mbajten gjate negociatave para miratimit te Rezolutes Parlamentit Evropian.

Gjithashtu letra thekson se opozita nuk ka me asnje dyshim se kjo perpjekje e fundit te qeverise eshte edhe nje perpjekje per te larguar te gjitha shanset per nje hetim parlamentar te zgjedhjeve te 2009-es.

Ne perfundim te letres se saj opozita shpreh shqetesimin e saj se cdo shtyrje e procesit te hetimit te zgjedhjeve do ta thelloje me teper krizen politike ne vend dhe situata eshte bere edhe me teper kritike pas deklaratave me te fundit te kryetarit te KQZ-se Ristani se fletet e votimit do te digjen pasi kutite duhet te jene ne funksion te zgjedhjeve lokale.

Nese ky vendim do te merret atehere mundesia per nje hetim parlamentar te zgjedhjeve 2009 do te ishte perfundimisht e humbur perfundon letren drejtuar krereve te partive parlamentare te PE-se selia roze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›