E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri Miratimi i ligjit te pronave atentat per Kushtetuten

Deputeti i PS-se Sajmir Tahiri e ka cilesuar miratimin e ligjit te prones si nje atentat qe i behet kushtetutes se vendit. Ne nje konference per shtyp deputeti Tahiri theksoi se me miratimin e ligjit te pronave dhe me anullimin e dekretit te presidentit Topi u be nje shkelje flagrante e kushtetutes.

Ajo qe pame te gjithe ishte se nga votimi ne salle nuk u plotesua dot numri i deputeteve per te rrezuar dekretin e presidenti dhe me pas kryetarja e Kuvendit beri nje votim te dyte antikushtetues dhe pa ndonje efekt ligjor theksoi Tahiri.

Ai gjithashtu theksoi se miratimi i ligjit te pronave i votuar per here te dyte eshte pa efekt ligjor dhe sipas tij ky akt eshte i paprecedente dhe deshmon se kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli e konsiderojne Kuvendin si paradhome te partise se tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›