E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS makine elektorale per cdo ZAZ

Mblidhet sot Asambleja Kombetare e PS-se. Hidhen hapat e pare per organizimin ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit


Partia Socialiste do te ngreje grupet e patronazhit. Deputetet ne pozicionin e drejtuesit politik

Partia Socialiste hedh hapat e para per organizimin per zgjedhjet e ardhshme lokale qe parashikohen te zhvillohen me 8 maj te vitit te ardhshem. Ne funksion te betejes se ardhshme elektorale partia me e madhe ne opozite do te filloje te ngreje strukturat ne te gjithe vendin per te siguruar sukses te plote ne zgjedhjet vendore. Pikerisht per kete qellim mbledhja e Asamblese Kombetare e paradites se sotme do te miratoje ngritjen e sistemit te patronazhit ne te gjithe Shqiperine.

Ne relacionin e pergatitur nga sekretari Organizativ ne Partine Socialiste Blendi Klosi vleresohet se nje nga drejtimet paresore te punes se strukturave te partise te gjitha nivelet ne periudhen ne vazhdim do te jete ajo e pergatitjeve per proceset elektorale te pritshme. Per kete qellim detyra e dores se pare duhet te jete ngritja e makines elektorale per cdo ZAZ. do deputet duhet te vihet ne pozicionin e drejtuesit politik per organizimin elektoral dhe ne bashkepunim me strukturat vendore te partise te zhvillojne nje pune te perditshme per kryerjen hap pas hapi te detyrave elektorale ne njesite vendore dhe ne shkalle ZAZ e rrethi - thuhet ne materialin e pergatitur nga Sekretariati Organizativ.

Me tej ne kete dokument theksohet se ne qender te vemendjes ne kete drejtim per strukturat vendore te partise duhet te jete evidentimi dhe perpunimi i te dhenave elektorale te zgjedhjeve te meparshme per cdo bashki e komune analiza e rezultateve elektorale puna e komisionereve konkurrentet e majte dhe te djathte evidentimi i burimeve njerezore per aktivizim e kandidatura problematikat sociale ekonomike te njesise vendore problematikat e qeverisjes ne njesite vendore ku drejtojne kundershtaret tane etj. Nga Partia Socialiste vemendje paresore do ti kushtohet verifikimit te listave te zgjedhesve dhe organizimi i sistemit te patronazhit.

Per kete Kryetari i PS-se se rrethit dhe kryetaret e PS-se bashki/komune te sigurojne hartat e QV-ve me kufijte e zones se qendres se votimit te pergatitur nga kryetari i njesise vendore si dhe listat paraprake te zgjedhesve dhe ne bashkepunim me kryetaret e OS-ve dhe koordinatorin elektoral te miratuar per njesine vendore perkatese studiojne evidencen e OS-ve mundesite e raportet e cdo anetari te OS-se me zgjedhesit e QV-ve per patronazhin duke shfrytezuar edhe simpatizante per te siguruar nje raport sa me te mire patronazhist-zgjedhes dhe mbi kete baze hartojne evidencen e patronazhisteve per secilen QV duke respektuar ne kete proces edhe mendimin e secilit patronazhit - vijon dokumenti i firmosur nga Blendi Klosi.


Ky material do te lexohet paraditen e sotme ne Asamblene Kombetare dhe me pas do te miratohet ngritja e sistemit te patronazhit ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Sipas ketij materiali paralelisht Organizatat Socialiste dhe grupi i patronazhit per secilen Qender Votimit duhet te sensibilizojne zgjedhesit per te vezhguar listat paraprake te afishuara dhe te ndihmojne zgjedhesit e paregjistruar ose indiferente per te paraqitur kerkesen prane kryetarit te njesise vendore perkatese per tu regjistruar ne listat e zgjedhesve.

Ne vemendje te grupit te patronazhit dhe OS-ve duhet te jete edhe evidentimi i zgjedhesve te njesise vendore qe ndodhen ne emigracion evidentimi i vendndodhjes se tyre sigurimi i pikes se kontaktit evidentimi i zgjedhesve indiferent te cilet ne proceset e meparshme zgjedhore nuk kane marre pjese ne votim etj. Keto jane disa drejtime te punes per fazen e pare te procesit me pas do te jepen udhezime te tjera nga sekretariati organizativ.

Verifikimi i listave
Grupet e patronazhit ne perfundim te procesit te verifikimit te listave dhe te aktivitetit tjeter te tyre duhet te vene ne dispozicion te koordinatorit elektoral te njesise vendore nje informacion me te dhena konkrete per listat paraprake te zgjedhesve per qendrat e votimit ne njesite vendore perkatese.


Afatet
Afatet per realizimin e procesit te verifikimit te listave paraprake do te jene 15-30 nentor per komunat dhe bashkite jo qender rrethi 15 nentor deri me 15 dhjetor per bashkite qender rrethi. Mbi bazen e ketij informacioni strukturat drejtuese te partise te njesive vendore dhe te rrethit te marrin masat per te bere nderhyrjet e nevojshme dhe zgjidhjen e tyre deri ne fund te muajit dhjetor 2010.


Rendi i dites
1. Mbi situaten politike ne vend.
2. eshtje organizative dhe elektorale te partise.
a. Riorganizimi i strukturave vendore te partise ne perputhje me ndryshimet ne Statut.
b. Riorganizimi i strukturave te FGSH dhe FRESSH.
c. Detyrat per ngritjen e sistemit te patronazhit.
3. Te ndryshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›