Rama Hetim materialeve zgjedhore

Ne fillim te fjales se tij ne Asamblene e Partise Socialiste kreu Rama u kerkoi te pranishmeve qe te mbanin nje minute heshtje per 4 femijet fatkeqe te Sukthit duke theksuar se kjo eshte nje deshmi e atyre familjeve qe jetojne ne skamje.
Duke folur per raportin e fundit te Komisionit Evropian Rama kerkoi nisme mosbesimi per kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin e vendit.
Ndoshta nuk e rrezojme qeverine ne kuvendin e votave te vjedhura por mund te nenvizojme qartte ndarjen mes atyre qe mbrojne interesat e oborrit te Berishes dhe neve qe jetojme jashte oborrit dhe jashte Evropes se bashkuar per shkak te atij oborri tha Rama.
Kryesocialisti theksoi se Shqiperia e humbi shansin historik per te bere ne vitin 2009 zgjedhje te standardeve evropiane ndaj theksoi se nuk mund te hiqet dore nga kerkesa per te cliruar zgjedhjet nga fuqia derformuese e procesit.
Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline shqiperim i drejtperdrejt i rezulutes se Parlamentit Evropian. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit sepse ne nuk i kerkojme ato per hetim. Na mjaftojne kutite e materialeve zgjedhore ne dispozicion te komisionit hetimor. OSBE nuk mund te rrije te vezhgoje tha Rama.
Kryesocialisti theksoi se zgjedhjet vendore po vijne ndersa qeveria po kerkon te marre rob bashkite dhe komunat e opozites. Ne na duhen garanci per zgjedhjet e ardhshme por garancia nuk merret me sundimin e Berishes i cili refuzon te hape edhe kutite e materialeve zgjedhore kerkese te cilen e bene edhe evropiane si parlamentarja e djathte evropiane Doris Pack tha Rama.