E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalet jane me te qendrueshme se guret

Toponimet nje pasuri cmuar e shqiptareve qe albanisti Begzad Baliu e ka bere objekt studimi. Gjendja e toponimise shqiptare ne Ballkan u perkushtohet ketyre ciceroneve

Do shkruaj shkurt pasi punimi qe sot kam andjen dhe pergjegjesine te paraqes Gjendja e toponimise shqiptare ne Ballkan meriton te kete lexues me interes te fresket dhe ky interes duhet te shkoje tek autori i tij Begzad Baliu. Meriton perqendrim ky punim pasi ai ngacmon njeheresh dy vlera njerezore dijen dhe vetedijen. Dija kerkon vemendje kurse vetedija lyp ndergjegjesim dhe pikerisht ketij ndergjegjesimi jetik sot per gjindjen tone dua ti meshoj ne kete cekase.


Male te banuara prej shekujsh dhe nder shekuj te pershkuara vise apo vse - homazh abejt kjo fjale vse pra qe sot packa se ne heshtje tekanjose jane skena te mundimeve njerezore te atyre njerezve qe aty deshen te punonin te strehoheshin ase te mbijetonin. Shpesh thuhet se te mocmit nuk na lane ne pasardhesve shqipfoles deshmi te shkruara qe te ushqenin kujtesen mbi kulturen dhe qyteterimin e tyre. A thua deshmi te tilla priten me u gjete vec te shkruara vec ne liber apo ne berk nenlevore e pemes

Etnia jone ne orvatje per tu orientuar ne hapesire per te sunduar e perdorur truallin u dha emra viseve. Maja pllaja liqj e lumej shna theqafje forc e mandej keshtjella zona ndeshtrashash e zona te kultivuara moren ksisoj nga nje cilesim dhe gjithe se bashku perftuan identitet nomen omen - thonin te lashtit. Me fjale te thjeshta skatragjyshet tane thane dikur Ti uje vrulltak ke me u quejte Lumbardha. E mandej ti toke qe si per habi shfaqesh kaq e shtrire fill pas nje mali e buze nje deti ke me u quejte Fushegjane sic e pat ndi nder malsore te zbritun Gazulli yne. Apo quhet Velikapolje a Velipoje Le te pyesim studiuesin Baliu

Keshtu pra i emertuan nje nga nje trojet e veta e fill pas kesaj i emnuan i thirren per emer. Dhe qysh nga ai moment lumi e fusha e mali e gjithcka tjeter u bene te afert per ta nuk ishin me pjese e natyres se huaj e anonime por u bene domen i hapesires vetanake. U bene truall i bashkesise se te pareve tane. Ja pra qe emervendet per shekuj u shnderruan ne rojtare te kohes se shkuar te kujteses se ngjarjeve vendase te sakrifices e te mundit te njerezve qe sdo ta shohin kurre veten te cilesuar ne librat e historise porse ciceronet e tyre te sotem vijojne me qene toponimet. Te tjetersosh ciceronet domethene te tjetersosh historine. Me te drejte abej thosh se toponimet jane pasuria me e cmuar qe ka sot populli shqiptar.

Ky studim i Begzadit u kushtohet madje u perkushtohet ketyre ciceroneve. Dhe mundohet te hedhe drite si mbi tanesine ashtu edhe mbi grimasat e tyre.
Me tanesi kam parasysh ate sistem binar diakronik qe praneve toponimin zyrtar dhe ate popullor qe rreket te gjeje pikepremjen mes mitit dhe shkences duke i lene natyrisht edhe mitit edhe shkences vendin e vet. Dhe ky punim e ofron bukur mire kete vlere. Me fjale te tjera une gjykoj se autori i tij per kete ceshtje i permbahet metodes se levdueshme qe themeluesi i toponomastikes shqiptare dom Nikoll Gazulli e formuloi qarte duke thene se dieja mb emna vendesh e mbi fise te Shqipenise sode mbeshtetet nde gojedhane folklore por me Toponomastike mund te kt nji perforcim te mjaftueshem.

Ndersa me grimasa kam parasysh vemendjen e vecante qe zene ne kete studim fjaleformimi i toponimeve prapashtesat e tyre si dhe homogjenizimi perfundimtar qe u jepet - pune mjaft delikate kjo e fundit per te cilen Baliu nenvizon me te drejte se duke qene toponimi i ndertuar mbi nje strukture shumeshtresore gjuhesore dhe jogjuhesore ai nuk perputhet domosdo me gjuhen letrare as me gjuhen letrare kombetare.

Dhe ne fakt po te shihet sot me sy kritik e rivleresues homogjenizimi i toponimise ne Shqiperi verejme se sanksionime keqane kane disociuar sintagma te perngjitura prej dores se kohes e mandej i kane rrafshuar ato si bie fjala Vadjsi u be Vau i Dejes duke rishfaqur nyjen duke lakuar vec e vec gjymtyret e sintagmes e duke asgjesuar hundoren. Pra duke fshire ne cast kujtesen e shekujve pasi Deja nuk eshte me Dja dhe nuk ruan me asnje continuum me Danjen e kahmotcme.

Patriotizmi i shendetshem qe pershkon gjithe studimin e Begzad Baliut pervecse nga kriteret e qendrueshme shkencore sigurohet ne dore te pare edhe nga berthama filozofike e punes se tij. Kjo berthame lidhet me konceptimin progresist qe ai sjell per rendesine e qemtimit dhe rindertimit te toponimeve tona. Dhe kjo rendesi nuk i blatohet me vetem qerthullit tone te ngushte kombetar por duke cituar autorin gjithe kete pasuri gjuhesore kulturore dhe historike ne do tia falim nje dite Europes se re pasi ajo eshte simotra etnokulturore e antikitetit europian.
Kjo don te thote te punosh njemend per te ardhmen. Tek e fundit historia e gjuheve dhe kulturave eshte historia e integrimit te tyre.


Letersia shqiptare dhe realizmi socialist
Njezet vjet pas renies se regjimit diktatorial mjafton per ta pare ftohte me objektivitet shkencor letersine e realizimit socialist qe u shkrua ne Shqiperi.
Departamenti i Letersise ne Universitetin e Tiranes ndermori kete aksion diskutimi dhe analiza te studiuesve dhe kritikeve te letersise edhe nga Kosova. Maratona e diskutimeve ne Akademine e shkencave nga mengjesi ne mbremje nisi dje nga Floresha Dado me Qasje teorike ndaj realizmit socialist me Ali Xhikun Estetika e realizimit socialist nje estetike e paidentifikuar me Utopia letrare te Sabri Hamitit me Institucionet ideologjike dhe autori individual te Adem Jakllarit me Kolektivizimi i subjektit lirik ne liriken e realizmit socialist te Dhurata Shehrit etj.
Dita e dyte sot vazhdon me analizat e Alekasander Rusakovit i ftuar nga Universiteti i Shen Peterburgut te Agron Tufes Resmie Kryeziut Luara Smaqit Kastriot Gjikes etj.


Drame shqiptare ne Teatrin Kombetar
Drama Nje tablo absurde me autor Ferdinand Hysin do te jete premiera e ardhshme ne Teatrin Kombetar ne muajin dhjetor. TK njoftoi dje se regjisori Milto Kutalit ka filluar punen me aktoret Fatos Sela Roland Trebicka Naun Shundi Olta Daku Anila Bisha dhe Dritan Borici. Duke marre shkas nga nje tablo e njohur e realizmit socialist Hysi ndermerr ne te vertete nje udhetim ne periudhen postkomuniste ne gjurme te autorit te tablose qe me realizimin e asaj vepre e hodhen ne nje kalvar absurd.
Regjisori Kutali po sjell me kete veper fatin e artisteve qe punuan nen diktature te detyruar te benin ate qe nuk ishte brenda shpirtit te tyre artistik


Premiere amerikane e drames kosovare
Drama Lufta ne kohen e dashurise e autorit nga Kosova Jeton Neziraj jepet premiere sonte ne Yale Drama Coalition te Amerikes. Regjine e kesaj shfaqjeje e ka bere Danielle Tompson producente eshte Aminah Zaghab luajne aktoret Abigail Emerson Faizaan Kisat Harriet Weaver Isabel Siragusa Peter Kaufman Rachel Payne Timmia Hearn Feldman dhe William Smith.
Lufta ne kohen e dashurise eshte shkruar ne vitin 2007. Ne Tetor te po atij viti ka pasur prezantimin e pare ne Kent te Londres nga teatri nomad. Eshte perkthyer ne disa gjuhe. Kjo eshte drama e pare e Nezirajt qe vihet ne skene ne Amerike.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›