E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh Asamblene. Rama Do te rinisim protestat

Partia Socialiste do te nise konsultimin me anetaresine per percaktimin e aksionit politik ne vijim. Se bashku me analizen e zgjedhjeve, partia me e madhe e opozites do te zbrese ne baze per te bashkepercaktuar me te strategjine qe kjo force politike do te ndjeke. Vendi eshte ne krize dhe Partia Socialiste dhe opozita ka detyrimin te mos e lere Shqiperine te bjere bashke me Sali Berishen, iu drejtua kryetari Edi Rama asamblese, pasi akuzoi kundeshtarin per vjedhjen e zgjedhjeve ne Tirane.

”Pushteti i Saliut po numëron orët e tij të fundit, po fundi i këtij pushteti nuk duhet të përkojë në asnjë mënyrë me rënien e Shqipërisë në një humnerë të re ekonomike dhe sociale dhe këtë përkim ogurzi duhet ta pengojmë me çdo kusht ne, PS, në një aleancë të madhe për të ardhmen me çdo forcë dhe individ që kërkon një Shqipëri normale, demokratike dhe europiane. Ne jemi forca e së ardhmes, forca e ideve dhe planeve që do të shpëtojnë Shqipërinë nga kolapsi, forca morale dhe shpirtërore e një vendi të paralizuar prej dëshpërimit dhe të stëlodhur me politikën”- tha Rama.

Konsultimet me bazen Edi Rama ia la porosi anetareve t’i sjellin ne nje tjeter asamble te kesaj partie qe do te mbahen ne 29 qershor.

”Kjo nuk do të thotë aspak se do të heqim dorë nga protestat dhe demostratat për largimin e Saliut dhe rrëzimin e diktaturës së kusarisë. Përkundrazi, protestat dhe demostratat do të jenë mjeti ynë i pandalshëm për shprehjen e revoltës popullore ndaj një rregjimi që ka nxjerrë faqe të gjithë botës të gjitha kthetrat e tij mbi votën, drejtësinë, ekonominë kombëtare, por në anën tjetër ne do të organizohemi si asnjëherë më parë për të komunikuar me shqiptarët idetë dhe programin tonë për Shqipërinë”- tha Rama.

Se bashku me strategjine politike, kjo asamble hapi dhe procedurat per rinovimin e strukturave te saj, proces qe do te finalizohet ne kongresin qe socialistet do te therrasin ne vjeshte.

Pas perfundimit te asamblese sekretari organizativ Blendi Klosi tha se kjo parti do te nise pregatitjet per zgjedhjet e ardhshme, qe PS do te kerkoje te jene parlamentare dhe te parakohshme.

“Pasi vendi është futur në një krizë të thellë ekonomike dhe institucionale të cilat nuk mund të zgjidhen veçse me zgjedhje të parakohshme”- tha Klosi.

Por nuk kane munguar as zerat kunder ne kete Asamble. Erjon Brace, nje nga bashkepunetoret me te afert te kryetarit Rama ka shfaqur qendrimin kunder bojkotit qe kjo parti i ka bere parlamentit. Burime brenda salles se mbledhjes konfirmojne se ai ka deklaruar se me bojkotin parlamentar PS ka deshtuar njehere dhe nuk duhet ta riprovoje.

Arben Malaj gjithashtu ka kerkuar hartimin e nje strategjie modernizuese per partine me te madhe te opozites, nje platforme per hapjen e saj. Ketyre qendrimeve ndryshe nga linja zyrtare e deritanishme e PS, asamble do t’i pergjigjet ne mbledhjen e pas dyjave, pasi te kete perfundunar turi ne baze. Afati kohor përkon dhe me kohën që do të mund t’i duhet KQZ për të përfunduar numerim në 368 Qendrat e Votimit.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›