E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke KiE Merrni vendime te rendesishme

Kriza greke e borxheve ka mbërritur në një pikë kyc dhe si Greqia si eurozona do të duhet të marrin vendime të rëndësishme brenda fare pak ditësh. Paralajmërimi vjen nga presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompui, i cili pret t’ia komunikojë personalisht kryeministrit grek, Jorgos Papandreu kur ata të takohen në Bruksel.

Në fakt, ashtu si kanë komentuar edhe mjaft analistë grekë dhe ndërkombëtarë, Greqia duhet të bëjë të pamundurën të mos bjerë në krizë politike, të cilën Papandreu po përpiqet ta shmangë me formimin e qeverisë së re dhe kërkesën për një votëbesim të saj në parlament, që formalisht do t’i japë atij edhe votën për të vazhduar përpara me paketën e kursimeve. 

"Vendime të rëndësishme duhet të merren brenda pak ditëve. Greqia duhet të arrijë një marrëveshje në parlamentin e saj për paketën e re të masave të kursimit. I bëj thirrje partnerëve grekë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të veprojnë unanimisht në këto rrethana kritike” – u shpreh Van Rompui.

Një marrëveshje politike në Greqi është vendimtare për transhin e ri të fondit të ndihmës nga BE dhe FMN.

Por, vetë qytetarët grekë ndjehen po aq të frustruar nga kabineti i riformatuar i Papandreut sa edhe më parë. Edhe zëvendësimi i Papakonstantinu, trurit të dy paketave të kursimit, me ishtarin e një vije më të butë sic konsiderohet ministri i ri i Financave, Venizelos, nuk bind. Sipas qytetarëve grekë, problemi nuk qëndron tek vetë Papandreu, por tek masat e kursimit që po rëndojnë jetesën cdo ditë.

Gjithsesi, analistët shprehen se riformatimi i kabinetit është pozitiv, pasi mund të krijojë një skuadër më kompakte, pasi edhe Venizelos ka një përballje më të mirë më publikun dhe partinë, epër të mundësuar kalimin e paketës së re.
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›