E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasja me Topin. Kushtetuesja 3 anetare pa mandat

Sokol Sadushi, Petrit Plloçi, Xhezair Zaganjori dhe Admir Thanza janë katër anëtarët pa mandat të Gjykatës Kushtetuese. vetëm njëri, Sokol Sadushi, zëvendësohet nga Fatmir Hoxha, ndërsa tre të tjerët do të qëndrojnë aty dhe për tre vjet, pasi Gjykata Kushtetuese e ndaloi presidentin të bëjë emërime të tjera brenda kësaj periudhe. Juristi Enkelejd Alibeaj, ish- ministër i Drejtësisë, thotë për AS se kjo është arsyeja që parlamenti ktheu mbrapsht dekretet.

“Anëtarët, të cilëve u ka mbaruar mandati 9- vjeçar vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë derisa, sipas kushtetutës ligjit dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese, do të duhet të plotësohen me anë të mekanizmit të ripërtëritjes”- tha Alibeaj.

Por çfarë ndodh nëse presidenti risjell tre dekretet pa u plotësuar afati tre vjeçar?

”Çdo vendim, çdo dekret, çdo akt mund të depozitohet në kuvend do të shqyrtohet atëherë kur koha t’i vijë dhe kjo kohë caktohet nga kushtetuta”- sqaron Alibeaj.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ka vetëm një vend vakant pasi parlamenti e refuzoi emërimin e kandidaturës së Topit, gjyqtaren Manjola Bejleri. Tani kreut të shtetit i duhet të bëjë një emërim tjetër, pasi në rast se ai do të sjellë të njëjtin emër maxhoranca nuk do të japë pëlqimin.

“Teorikisht mund të ndodhë. Unë mendoj se do të marrë të njëjtën përgjigje. Jo përsa i përket rezultatit të votimit, por përsa i përket seriozitetit me të cilën do të shihet çdo lloj kandidature, pa e paragjykuar”- tha Alibeaj.

Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 18 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›