PS mbledh Konventën Kombëtare, Rama e Meta afër njëri-tjetrit
TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur sot paradite Konventën Kombëtare. Figura të së majtës, aleatë, të rinj dhe simpatizantë opozitarë janë mbledhur në këtë konventë së bashku në prag të hapjes së fushatës elektorale.
Në sallë kreu i PS, Edi Rama është ulur pranë kreut të LSI-së Ilir Meta për të treguar se koalicioni i majtë është solid.
Ish-presidenti Rexhep Meidani, një nga figurat e njohura të së majtës foli që në nisje duke kërkuar rotacionin e nevojshëm , për të cilin ka nevojë vendi, sic tha ai. “Qeveria e ardhshme të mos kthehet në burim problemesh”, u shpreh ai.
MILO: RRUGA E OPOZITËS, FITORJA
Ora 11:40- Paskal Milo, kreu i PDS gjatë fjalës së tij në këtë konventë u shpreh I binudr se rruga e Aleancës së Shqipërisë Europiane është ajo e fitores.
“T’i japim Shqipërisë ndryshim cilësor. Kjo konventë nuk është thjesht një manifestim zgjedhor që e bëjmë në prag të fushatës. Është përpjekje që ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve të gjejnë realizim të plotë. Ekipi ynë do jetë i ndryshëm. Kjo konventë hap rrugën e suksesit tone. Nuk ka rrugë tjetër vetëm ai ajo e fitores së opozirtës”, tha Milo më tej.
Sipas tij më 24 qershor, “Opozita do clirojë Shqipërinë nga kthetrat e diktaturës”.
VIJON