E Diel, 1 Nëntor 2026

PS mbush 22 vjeç, ja si ka ndryshuar ajo gjatë viteve

Nga heqja e filozofisë marksiste nga Nano deri tek e majta liberale e Ramës. Lufta për pushtet në PS, betejat e Nanos, lindja e LSI dhe bashkimi Rama-Meta

nano-rama-kof[1].emjedisiturbanistik7Partia Socialiste mund të cilësohet fare mirë si një parti kameleon në grupin e partive shqiptare. Është ajo që ka bërë ndryshimet më të mëdha në historikun e saj. Në vitin 1991 ajo ndryshoi emrin nga PPSH në PSSH, duke marrë pjesë në zgjedhjet e para pluraliste pas 45 viteve izolim. Nga viti 91 e tashmë, PS ka bërë shumë ndryshime siç ishte ai i vitit 1996, ku për herë të parë u artikulua socializmi demokratik dhe u hoq referimi i filozofisë marksiste si burim teorik i partisë. Me ardhjen e Ramës në vitin 2005, Statuti i PS-së pësoi ndryshime të tjera të cilat tashmë e kanë bërë atë një parti liberale. Rama ka deklaruar se tashmë PS është një forcë e qendrës së majtë e liberale dhe thotë se ish-pronarët dhe ish të përndjekurit janë përfshirë tashmë në program si shtresa që për vite me radhë janë keqpërdorur nga qeveritarët.
Ndryshimet në Statut
Që pas shpalljes se pluralizmit, socialistet kanë ndryshuar programin herë pas here në varësi të lidershipit. Ndryshimi i parë nisi në Kongresin e qershorit të vitit 1991 ku u hoq emri PPSH. Nga ky kongres i shpreh vendit, botës, dhe të ardhmes, mesazhin që ajo do të vazhdojë të luftojë demokratikisht për të mbetur një nga forcat dhe alternativat kryesore politike të jetës së vendit dhe jetës evropiane, tha në 1991, Fatos Nano. Programi i kësaj partie mbështetej tek idetë e Marksit. Bazat teorike të programit të PSSH-së mbështeten në arritjet më të rëndësishme ideore e kulturore të njerëzimit dhe të kombit tonë: Mbështetet në kulturën teorike të trashëguar nga njerëzimi e në veçanti në filozofinë humaniste, në idetë e Marksit, të para në mënyrë kritike e në përputhje me zhvillimet e sotshme. Pjesë e programit ishte dhe rezoluta për fshatin: Toka, siç është theksuar edhe në programin e partisë, do të jetë pronë e shtetit. Dhënia e saj në përdorim vetjak e shoqëror do të bëhet me rregull e nën kontrollin e komisioneve të posaçme shtetërore. Duhet të kemi kujdes ish-pronarët që po kërkojnë kthimin e pronave të tyre. Tokën do tua japim fshatarëve.
Ndryshimet në 1996
Në Kongresin e gushtit 1996, kur Fatos Nano ndodhej në burg, programi pësoi ndryshime rrënjësore. U hoq referimi në filozofinë marksiste si burim teorik i Partisë Socialiste. Për herë të parë u artikulua socializmi demokratik. Rehabilitim dhe integrim i plotë në shoqërinë e sotme, i çdo individi të përndjekur politik, si garanci, që asnjë forcë politike të mos lejojë praktikat e përndjekjes politike në të ardhmen. Alternativa e socializmit demokratik realizohet nëpërmjet harmonizimit të interesave të punës dhe kapitalit, shenjtërimit të pronës private dhe të pluralizmit pronësor, thuhet në programin e PS ndryshuar në Kongresin e gushtit 1996.
nano -edi rama ne autobusat e unazesNdryshimet në epokën Rama
Pas ardhjes se Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005, programi iu nënshtrua ndryshimeve të tjera. Në Kongresin e 2 qershorit 2007 programi i partisë nisi të rihartohej, por me një ndryshim të madh. Edi Rama deklaron se koha e ideologjive mori fund me shekullin e shkuar. “Zëdhënës të një sistemi të bazuar tek puna, te konkurrenca, te suksesi, jo te dembelizimi, jokonkurrenca, dështimi dhe parazitizmi. Ne refuzojmë recetën e vjetër majtiste “takso më shumë, shpenzo më shumë”, sepse jemi të vetëdijshëm, që në rrethanat e duhura, ulja e taksave mund të luajë një rol vendimtar në realizimin e objektivave sociale. Por, nga ana tjetër, ne e konsiderojmë fantazi të rrezikshme mundësinë e rritjes së mirëqenies përmes uljes së taksave në minimum, është shprehur Rama në Kongresin e 2 qershorit 2007.
PS liberale
Në ndryshimet e fundit që u miratuan në Kongresin e 2007 për herë të parë thuhet se Partia Socialiste cilësohet përfaqësuese edhe e spektrit liberal. Përfshihen çështje ekskluzive të së djathtës, pronat dhe ish të përndjekurit. Ne do të bashkëpunojmë me ish të përndjekurit politikë për kompensimin, përfshirjen dhe integrimin e tyre ekonomik, politik dhe shoqëror. Ne do të vëmë në vend padrejtësinë ndaj ish pronarëve duke bashkëpunuar me ta për të hartuar një kuadër ligjor që do të harmonizojë drejtësinë për ish pronarët me drejtësinë sociale për kategoritë e tjera të popullsisë.

Ndryshimi i emrit
Ndryshimi i parë nisi në Kongresin e qershorit të vitit 1991 ku u hoq emri PPSH. Nga ky kongres i shpreh vendit, botës, dhe të ardhmes, mesazhin që ajo do të vazhdojë të luftojë demokratikisht për të mbetur një nga forcat dhe alternativat kryesore politike të jetës së vendit dhe jetës evropiane, tha në 1991, Fatos Nano.

Ndryshimi i filozofisë
Në Kongresin e gushtit 1996, kur Fatos Nano ndodhej në burg, programi pësoi ndryshime rrënjësore. U hoq referimi në filozofinë marksiste si burim teorik i Partisë Socialiste. Për herë të parë u artikulua socializmi demokratik.

Epoka Rama
Pas ardhjes se Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005, programi iu nënshtrua ndryshimeve të tjera. Në Kongresin e 2 qershorit 2007, programi i partisë nisi të rihartohej, por me një ndryshim të madh. Edi Rama deklaron se koha e ideologjive mori fund me shekullin e shkuar.

Kongresi i dhjetë i PPSH nga lindi PS
Në kongresin e dhjetë të PPSH-së, më 12 qershor 1991, 43 vite pas kongresit të parë të PKSH, kur u ndryshua emri nga PKSH në PPSH, kjo e fundit u riemërua Partia Socialiste e Shqipërisë. Emri i ri i PPSH-së u përcaktua pikërisht në sallën e kongresit të dhjetë të kësaj partie. Ska më PPSH, tani jemi një forcë tjetër politike. Ky ishte edhe akti i themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kongresi i dhjetë i PPSH-së zgjodhi si kryetar të partisë së re, Fatos Nanon. Ndërsa anëtarë të forumeve drejtuese të kësaj partie, u zgjodhën figura të rëndësishme të PPSH-së, por në nivele të dyta të saj.

Lufta për pushtet në PS, betejat e Nanos dhe lindja e LSI
Deri në vitin 2003, PS i rezistoi ndarjes, edhe pse pati një luftë të pandërprerë për pushtet brenda kësaj partie. Kryetari Fatos Nano udhëhoqi partinë për 15 vite, që në kongresin 12 qershorit të vitit 1991 deri në shtatorin e vitit 2005, kur dha dorëheqjen si rezultat i humbjes së PS në zgjedhjet e 3 korrikut të këtij viti. Gjatë kësaj kohe Nano fitoi të gjitha betejat politike me kundërshtarët brenda partisë së tij, madje edhe në kohën kur ai ishte në burg. Kundërshtari i tij, Ilir Meta, nuk ia doli të fitonte betejat ndaj Nanos, deri sa shkoi në vendimin për tu larguar nga PS në kongresin e dhjetorit të viti 2003, kur Meta u largua bashkë me një grup deputetësh e anëtarësh të forumeve të larta drejtuese të kësaj partie, për të themeluar një parti të re, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›