E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm Ruçi dhe Dokle kanë ngelur nga kryesia e parë e PS

Lista e kryesisë së PS, ja kush i ka shpëtuar 22 viteve të tranzicionit
nano kryesia PS ALNA19Duket qartë se Partia Socialiste ka pësuar ndryshime thelbësore qysh nga viti 1991, gjithnjë sa i përket emrave që përbëjnë forumet drejtuese të kësaj partie. Nga kryesia e PS së vitit 1991 kanë ngelur vetëm Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle. Vetëm Këta emra i kanë rezistuar të gjitha betejave politike të 20 viteve tranzicion.

Kryesia e Komitetit Drejtues të
PSSH, 12 qershor 1991 (15 anëtarë)

1. Fatos Nano    kryetar
2. Ismail Lleshi   nënkryetar
3. Servet Pëllumbi  nënkryetar
4. Spiro Dede    nënkryetar
5. Dritëro Agolli  anëtar
6. Ermelinda Meksi
7. Ethem Ruka
8. Gramoz Ruci
9. Halil Lalaj
10.  Kostaq Duka
11.  Namik Dokle
12.  Paqësor Zeneli
13.  Shaqir Vukaj
14.  Shkëlqim Cani
15.  Xhevat Lloshi

Kryesia aktuale e PS
-Edi Rama
-Arben Isaraj
-Arta Dade
-Ben Blushi
-Besnik Baraj
-Eglantina Gjermeni
-Erion Braçe
-Fatmir Xhafaj
-Gramoz Ruçi
-Lindita Nikolla
-Mimi Kodheli
-Namik Dokle
-Niko Peleshi
-Pandeli Majko
-Saimir Tahiri
-Valentina Leskaj
-Vangjush Dako

Ardhja e Ramës dhe largimi i figurave
Pas zgjedhjeve të vitit 2005, kur Nano e la partinë, në kongresin e tetorit të 2005-ës, u zgjodh në krye të PS Edi Rama. Për vitet që pasuan Edi Rama kreu një reformë të rëndësishme në këtë parti duke larguar pothuajse të gjithë kastën e vjetër nga PS. Në forumet drejtuese të PS janë aktualisht të përfshirë të rinj në moshë dhe politikë që janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Ramës.

Hera parë që PS nuk organizon festën e themelimi të partisë
22-vjetori i PSSH, Rama: Festa pas 23 qershorit
“Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes”, ka shkruar dje Edi Rama në blogun e tij, në ditën e 22 -vjetorit të themelimit të PS. Kryesocialisti ka sqaruar se festa do të organizohet pas 23 qershorit, duke uruar gjithë socialistët për ditëlindjen e partisë. “Gëzuar ditëlindjen e PS gjithë anëtarëve të familjes sonë politike. Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit”, shkruan Rama në blogun e tij. Ceremonia e festimit të 22-vjetorit është shtyrë për shkak të axhendës së fushatës elektorale. KY është viti i parë që PS nuk organizon festën e themelimi të partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›