E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga vëllait të kryebashkiakut demokrat për sulmin ndaj kandidatit të FRD

mithat-hoxhaFier/Agresori i Mithat Hoxhës, kandidat për deputet të FRD-së që u dhunua barbarisht mesnatën e së dielës është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia. Blutë e Fierit bënë me dije se 29-vjeçari Eugen Çaushi nga Roskoveci, është personi që ka dhunuar deputetin i ndihmuar edhe nga persona të tjerë, që po kërkohen tashmë prej policisë së Fierit. Fillimisht mësohet se 29 vjeçari është konfliktuar fillimisht me fjalë në afërsi të banesës së deputetit dhe më pas e ka rrahur atë me mjete të forta duke e lënë në gjendje kritike ku e kanë gjetur pa ndjenja familjarët. Edhe pse burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive banale sërish po hetohet në dy pista, për motive politike, dhe për konflikte biznesi. Ndërsa policia e Fierit në lidhje me këtë ngjarje ka qenë hermetike duke mos dhënë detaje të tjera, ndërsa mësohet se 29-vjeçari është një nga aktivistët e partisë demokratike, autori i këtij krimi është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Roskovecit, Gëzim Çaushi. Sipas policisë 29 vjeçari e ka rrahur Hoxhën për motive banale. Nga kallëzimet që ka dhënë i dëmtuari, shtetasi Mithat Hoxha dhe bashkëshortja e tij, nuk rezulton që të jenë kërcënuar më parë edhe pse bashkëshortja e deputetit ka deklaruar në spital për mediat se ata familjarisht janë kërcënuar disa herë.
Ngjarja
Mithat Hoxha, biznesmen materialesh ndërtimi në Roskovec, kandidat për deputet nga FRD-ja në zonën ku banon dhe punon, është qëlluar me mjete të forta në kokë e trup teksa ka qenë duke u futur në portën e oborrit të banesës ku ai jeton në Roskovec, në orën 23 e 15 minuta të mbrëmjes së të dielës. Bashkëshortja e deputetit deklaroi për mediat se i shoqi që në momentin që po kandidon si deputet në këtë zonë ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën. E kanë kërcënuar në shtëpi para dy javëve, na kanë ardhur në shtëpi. Më thanë që do ta vrasin mos të vijë më në fshat, punë partie. Kandidonte në Roskovec. Deklaroi bashkëshortja e Mithat Hoxhës. Ndërkohë Policia e Fierit bëri të ditur se Hoxha nuk i ka dhënë asnjë shpjegim efektivëve mbi ngjarjen e ndodhur. I dëmtuari nuk i ka dhënë asnjë shpjegim policisë për ngjarjen, me arsyen se ai është ndier i turbulluar dhe nuk mund të jap shpjegime për momentin. Në lidhje me pretendimet e FRD dhe familjarëve të të dëmtuarit, se personi në fjalë është kërcënuar dhe për këtë është vënë në dijeni, Policia e Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier shpreh keqardhjen, pasi nuk ka patur asnjë denoncim të mëparshëm nga shtetasi Mithat Hoxha, – thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Fierit. Mithat Hoxha është rreth 60 vjeç, baba i dy vajzave dhe dy djemve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›