E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS merr shumicën e thellë me 83 mandate, PD bie në 50 mandate, “Mundësia” merr mandatin e 2

Teksa numërimi i votave për subjektet politike brenda vendit po vjen drejt fundit, Partia Socialiste ka dalë fituese e zgjedhjeve me një rezultat bindës, duke siguruar 83 mandate, që përkthehen në 52.23% të votave të vlefshme. Ky rezultat i jep asaj shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur në 50 mandate, ose 34.04% të votave.

Partia Socialdemokrate (PSD) ruan pozicionin e saj me 3 mandate, falë 3.28% të votave, ndërsa Partia Mundësia arrin të sigurojë 2 mandate, me 3.06% të votave.

Lëvizja Bashkë arrin të sigurojë 1 mandat, me 1.48% të votave dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” hyn në Kuvend me 1 mandat, pas një rezultati prej 3.74%.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›