PS merr te 9-in ne Fier
Perfundon maratona e numerimit te votave per qarkun e Fierit.Paraprakisht Partia Socialiste merr mandatin e nente ne kete qark, dhe demokrateve iu zbritet nje deputet duke rikonfiguruar shperndarjen e mandateve, 9 PS , 6 PD, dhe 1 LSI.Ne total per qarkun e Fierit, Socialistet kane rreth 11 mije vota me shume se PD duke perfshire edhe 8 kutite e numeruara ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Por gjithsesi vendimi zyrtar per qarkun e Fierit do te merret ne oren 10 te dites se sotme, ku do te rinumerohet gjithashtu edhe kutia e fundit e Beratit.