Fluks në port, përpunohen 7 tragete me emigrantë
13/07/2009 Dita e djeshme ka shënuar ngarkesë të madhe, procedurat e shpejta
Policia Rrugore, patrulla të shumta në hyrje-dalje dhe në akset e tjera
DURRES- Dje porti i Durrësit ka regjistruar një nga ditët më të ngarkuara për shkak të fluksit të madh në sheshin e trageteve. Plot shtatë tragete janë përpunuar në harkun kohor të 5 orëve në këtë port duke sjellë nga brigjet italiane emigrantët shqiptarë për të kaluar pushimet e verës pranë familjeve dhe vendlindjes. Burime të kapitanerisë së portit kanë theksuar se 3000 shtetas kanë zbritur nga katër tragetet e orëve të paradites dhe se këto tragete kanë qenë të gjitha të linjës Bari-Durrës të nisura nga porti Barit në një interval kohor prej 20-30 minutash pas njëri-tjetrit. po dje në mesdite kanë ardhur edhe dy tragete të tjera po nga Bari si dhe një i tretë nga Ankona. Autoritet e kapitanerisë, Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe ata të portit kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të ulur ndjeshëm kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve. Të gjitha sportelet në mjediset e jashtme të terminalit të përkohshëm që shërbejnë për automjetet dhe ato që janë brenda godinës për udhëtarë këmbësorë janë vënë në shërbim të plotë. Në secilin prej këtyre sporteleve punohet në dy anë të kioskës nga efektivat e policisë që vulosin dokumentin, ndërsa është zgjidhur përfundimisht vendqëndrimi i personave dhe mjeteve që presin udhëtarët të cilët vinë me tragete. Kreu i policisë portuale është shprehur se në ndihmë të tyre kanë ardhur efektiva shtesë si dhe agjentë civil praktikë kjo e njohur në port në periudha të tilla piku në hyrje apo në dalje. Për të lehtësuar përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve praktikat kryhen në det gjë që ka ulur ndjeshëm radhët e gjata në pritje për të lënë portin. Për shkak të numrit të madh të mjeteve që përpunohen dhe fluksit të ndjeshëm të autoveturave që shkojnë drejt Plazhit, Policia e Qarkullimit Rrugor ka vendosur shumë patrulla në hyrje e në dalje të portit në rrugën e Plazhit, në autostradë dhe tek Plepat