Humb jetën fëmija i aksidentuar në rrugë
13/07/2009 U përplas 3 ditë më parë
DURRES- Nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve fëmija i aksidentuar tre ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. 10- vjeçari M. D. ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak pas frakturave shumë të forta në kokë e në trup që ka marrë pas përplasjes nga një mjet në afërsi të Maminasit. Tre ditë pasi është mbajtur në sallën e reanimaciont fëmija nuk ka mundur të rezistojë më gjatë. M. D. ka qenë duke kaluar në rrugë teksa mjeti me targa të Durrësit DR 65 59 C që drejtohej nga 35- vjeçari Alban SH. e ka përplasur në anë të rrugës. Autori i aksidentit është ndalur dhe së bashku me persona të tjerë ka transportuar të miturin për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Fëmija ka kaluar në gjendje kome dhe nuk është përmendur më. Familja e 10-vjeçarit ishte vendosur në afërsi të Maminasit disa vjet më parë pasi është shpërngulur në fshatrat e Kukësit. Mungesa e nënkalimeve dhe mbikalimeve në shumë zona të populluara përgjatë autostradës dhe humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesit ka shkaktuar disa viktima në rrugët e Durrësit. Dhjetë ditë më parë një tjetër fëmijë është bërë viktimë e një aksidenti rrugor në rrugën Arapaj-Plepa të Durrësit. Arban G nga Shkallnuri në mbrëmjen e asaj nate ka qenë duke luajtur pranë rrugës së vjetër të Ndroqit teksa një mjet që më pas ka ikur i paidentifikuar e ka shtypur. Ndonëse Policia e Qarkullimit Rrugor ka vënë në lëvizje shumë auto-patrulla si dhe ka vendosur në disa nyjë rrugore postblloqe me shërbim 24-orësh aksidentet në rrugët e qarkut të Durrësit kanë ndodhur disa aksidente një pjesë e të cilave me pasojë humbjen e jetës.