PS miraton kandidatet per kryetar te rretheve, Blushi debat me Ramen
08/07/2010 Kryesia e PS-së miraton kandidaturat për krerë rrethesh. Reagon Blushi
Mendimi ndryshe përjashtohet nga zhvillimet në parti
Lidershipi socialist mënjanon përfshirjen e përfaqësuesve të mendimit ndryshe në zhvillimet brenda kampit rozë. Një qëndrim i tillë u përforcua dhe më tej në mbledhjen e djeshme të kryesisë së Partisë Socialiste, e cila përveç miratimit të kandidaturave që do të konkurrojnë për postet e kryetarëve të kësaj partie në rrethe, përcaktoi dhe të deleguarit që do të monitorojnë një proces të tillë. Por në këtë pikë u vu re që asnjë nga deputetët apo anëtarë të forumeve drejtuese të PS-së, pjesë e mendimit ndryshe, nuk ishin pjesë e listës së delegatëve në bazë.
Debati
Miratimi i emrave që do të jenë pjesë e listës së kandidaturave për postin e kryetarit të rrethit në të gjithë vendin solli mbledhjen e kryesisë së PS-së. Kjo, pasi duhet të ishte ky forum, ai i cili duhej të thoshte fjalën e fundit mbi këto kandidatura, përpara se kjo listë të dërgohej në asambletë e rretheve për të ndjekur procesin e votimit, e përcaktuar në “kushtetutën” e kësaj partie. Por nga ana tjetër, kjo mbledhje ka vendosur që një proces i tillë të përfundojë brenda datës 12 të këtij muaji. Në këtë mënyrë, anëtarët e këtij forumi, përmes miratimit të emrave që do të jenë pjesë e garës për postin e kryetarit të rrethit, i hapën rrugë realizimit të atyre ndërhyrjeve që u bënë pak kohë më parë në statutin e Partisë Socialiste. Megjithatë, ky takim nuk ka kaluar pa debat, pasi pjesë e mbledhjes ka qenë dhe deputeti i PS-së, përfaqësues i mendimit ndryshe, Ben Blushi. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se në diskutimet mbi emrat që përbëjnë listën e kandidatëve për kryetar për rrethin e Korçës, por dhe të deleguarit për të ndjekur këtë proces, nuk ka munguar dhe reagimi i deputetit socialist, Blushi. Referuar pikërisht faktit se vetë emri i tij nuk ishte zgjedhur si i deleguar, por në vend të tij ishte përzgjedhur ish-kandidati për postin e kryetarit të PS-së, Maqo Lakrori, Blushi mësohet se e ka vlerësuar një përzgjedhje të tillë si një shmangie të përfaqësuesve të mendimit ndryshe. Kjo, pasi asnjë prej deputetëve të PS-së, të njohur si kundërshtarë të kryetarit Rama, nuk ishin pjesë e listës së të deleguarve në rrethe, ashtu sikundër nuk u thirrën për të dhënë mendimin e tyre për kandidaturat për postin e kryetarëve të rrethit. Por një qëndrim i tillë nuk ka gjetur mbështetje nga anëtarët e tjerë të kryesisë, pavarësisht se reagimi i Blushit ka qenë mjaft i ashpër.
Procesi
Asambletë socialiste në rrethe do të njihen gjatë ditës së sotme me kandidaturat për postin e kreut të rrethit. Ndërkohë që përgjatë fundjavës, pra që nga e premtja, të shtunën e më pas të dielën, do të zhvillohet votimi në këto forume, për të bërë të mundur mbylljen e tij deri në datën 12 të këtij muaji.
Për kryetar PS për degën e Tiranës do të konkurojnë Pjerin Ndreu dhe Bledar Doracaj. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ndreu konkuron për herë të parë për një post të tillë në Partinë Socialiste, qysh pas kalimit nga LSI tek PS. Ndërsa Doracaj, aktualisht është anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe vjen nga një përvojë disa vjeçare në postet drejtuese të FRESSH-it dhe një jetë partiake prej vitesh në PS. Për kreun e rrethit të Durrësit, në listë Gentian Bejko dhe Aurel Voda. Në Elbasan, është në garë ish-deputeti Ndriçim Hysa, Arben Kamani, Astrit Halili. Në Korçë janë Ilir Pendavinji, Bashkim Hazisllari, Ermir Skënderi, Muharrem Meko. Në Pogradec janë përballë Ilir Xhakolli
Fredi Katiraj, Anxhela Andoni. Në Shkodër, Agim Shima e Nikolin Dedvuka. Në Malësinë e Madhe janë Hysen Hysa e Rruzhdi Duli. Në Pukë Mark Mesuli e Gjon Pepkola. Në Mat janë Myslym Zeneli dhe Hasan Pasha. Në Dibër janë Drini Gjeçi dhe Ulsi Manja. Në Bulqizë Artur Kola e Shahin Kaja. Në Lezhë janë Agustin Marku e Hasan Muça. Në Mirditë janë Pjetër Pjetri e Gëzim Kaçorri. Në Kurbin janë përballë Pashke Marku e Dilaver Zyba. Në Berat janë përballë tre kandidatura Valbona Zylyftari, Selman Hodo e Stavri Ceca. Në Fier janë Xhevit Bushi e Pëllumb Hazizi. Në Lushnje janë Bujar Cela, Ilirjan Bakiasi e Astrit Zeka. Në Mallakastër janë Pajtim Ismaili e Ilir Çelo. Në Tepelë përballë janë Pëllumb Milori e Sulo Muçobega.
Socialistët argumentojnë pozicionin e tyre për dekretet e Presidentit
Tahiri: Po cenohen rëndë institucionet kushtetuese
“Grupi parlamentar i PS e konsideron këtë proces një frsë politike”
Ligjvënësit socialistë kundërshtuan me forcë qëndrimin e mazhorancës qeverisëse ndaj dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Kështu, gjatë mbledhjes së djeshme, grupi kuvendor socialist vendosi të vijojë me marrëdhënien e kushtëzuar ndaj parlamentit, por nga ana tjetër komentoi dhe procesin e diskutimeve mbi dekretet e kreut të shtetit. Nënkryetari i këtij grupi, Saimir Tahiri, gjatë një deklarate për shtyp e konsideroi të papranueshëm procesin dhe qëndrimin e mazhorancës për kandidaturat e emëruara nga Presidenti. “Nguti i përfaqësuesve të PD-së në Komisionin parlamentar të Ligjeve, për të miratuar me urgjencë relacionet e përgatitura prej tyre e të vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës vetëm sot gjatë mbledhjes, është një tjetër shenjë e vendimit politik të Sali Berishës për të konsideruar e vlerësuar nën diktatin partiak kandidaturat e miratuara nga Presidenti i Republikës”, u shpreh Tahiri. Madje, në këtë linjë, deputeti i PS-së shtoi se “ky proces që do të përfundojë me votimin e hapur nominal në seancë plenare, jo vetëm që cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor, por njëkohësisht përbën goditjen e radhës ndaj institucioneve që luajnë një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht ndaj zyrtarëve të lartë me imunitet”. Në gjykimin e tij, diktimi partiak i kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë ka për qëllim mbylljen e hesapeve që përfaqësuesit e Sali Berishës dhe kësaj Qeverie kanë me drejtësinë, për shkak të akuzave publike për korrupsion, duke kalcifikuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë me imunitet qeveritar e parlamentar. “Grupi parlamentar i PS-së e konsideron këtë proces një farsë politike të diktuar nga interesat e partisë në pushtet, për të uzurpuar dhe nënshtruar sistemin gjyqësor”, deklaroi Tahiri.