PS në Fushë Krujë, Rama prezanton Doklen e Bushin
Në ditën e parë të çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale, Partia Socialiste ka udhëtuar drejt Fushë Krujës ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë të këtij rrethi dhe Krujës po ashtu, Namik Doklen dhe Artur Bushin. Kreu i PS, Edi Rama, i entuziazmuar nga pritja e mbështetësve socialist, ka shprehur edhe vlerësimin ndaj dy kandidatëve.
Si asnjëherë tjetër ne këtu gjejmë entuziazmin e madh që sjell energjia jonë e fitores në 23 qershor, gjejmë energjinë e madhe të ndryshimit, të ndryshimit që ka filluar, që merr terren cdo ditë, shpi më shpi, fshat më fshat, lagje më lagje dhe qark më qark. Në qarkun e Durrësit në 23 qershor do triumfojë PS dhe Aleanca për një Shqipëri Europiane. Jam krenar që kam ardhur me dy deputete që simbolizojnë eksperiencën e gjatë si Namik Dokle dhe përfaqësuesin e të rinjve në Fushë Krujë Artur Bushin tha Rama.