Tepelenë, sekuestrohen 200 kg drogë, 2 në pranga
Sekuestrohet drogë në Tepelenë. Pasditen e sotme një sasi e konsiderueshme lende narkotike është sekuestruar nga policia e Tepelenës. Mësohet se sasia e drogës prej 200 kg, e llojit marijuanë, u gjet brenda ambienteve të një fabrike tullash.
Vendi ku u gjet droga shërbente për tharjen e bimëve narkotike, nga ku më pas bëhej edhe përpunimi i mëtejshëm.
Forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariat rojet e fabrikës në të cilën u gjet lënda narkotike, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të marijuanës së sekuestruar.