PS në Kuvend për nismat, mosmiratimi kthen protestat
18/03/2010 Grupi kuvendor socialist vendos pjesëmarrjen në Parlament
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të japë dhe një herë tjetër sqarimet përkatëse për nismat ligjore mbi transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kështu, duke qenë të pranishëm në seancën parlamentare të ditës së sotme, ligjvënësit socialistë do të insistojnë në miratimin e propozimeve të tyre. Një vendim i tillë u mor dje, gjatë mbledhjes që zhvilloi grupi kuvendor Në këtë mënyrë, pritet që në këtë seancë deputetët e majtë do jenë të pranishëm vetëm në momentin kur do të nisë diskutimi mbi nismat e propozuara nga vetë ata , duke synuar arritjen e një konsensusi. Kësisoj, ligjvënësit e opozitës do të rishprehin qëndrimin e tyre për transparencën e zgjedhjeve, e cila në gjykimin e kampit opozitar nuk mund të bëhet pa hapjen e kutive dhe vëzhgimin e materialeve zgjedhore. Pikërisht për këtë arsye, pritet që sot në Kuvend deputetët e PS-së të paraqiten me një listë të gjatë të emrave që do të mbajnë fjalën në seancë, duke trajtuar secili problematikat që janë në thelb të propozimeve të drejtuara në këtë institucion. Madje, gjatë zhvillimit të punimeve parlamentare të ditës së sotme deputetët janë përgatitur për çdo pretendim që mund të ngrihet nga shumica në Parlament, duke sjellë në të njëjtën kohë jo pak debat mes palëve. Megjithatë, mësohet se, meqë lista me emrat e deputetëve që do të diskutojnë mbi një çështje të tillë është e gjatë, mund të kemi një shtyrje të miratimit mbi nismat ligjore të PS-së. Kjo, duke ndjekur ndoshta të njëjtën mënyrë sikundër u veprua dhe në komisionin parlamentar të Ligjeve, kur në një seancë u miratua vetëm në parim, ndërsa miratimi nen për nen iu delegua seancës së radhës. Megjithatë, do t’i mbetet seancës së sotme për të nxjerrë në pah të gjitha debatet dhe mbi të gjitha të shihet fati i kërkesës permanente të PS-së mbi hapjen e kutive të votimit. Por, dhe nëse kjo seancë vendos që të mos miratojë amendamentet e propozuara nga socialistët mbi transparencën e zgjedhjeve, PS-ja shfaqet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos hequr dorë nga këto kërkesa. Madje, në këtë pikë, PS-ja do të paralajmërojë se në rast të një refuzimi përfundimtar të hetimit të zgjedhjeve, ajo do të nisë protestat e pandalshme për rrëzimin e Qeverisë “Berisha”.
Bojkoti
Deputetët e PS-së braktisën komisionin e Ligjeve pas propozimeve që bënë demokratët për ndryshim të nismave të PS-së për hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkaq, edhe pse pa prezencën e PS-së, deputetët demokratë, anëtarë të këtij komisioni, vendosën rrëzimin e nenit që rekomandonte hapjen e kutive, një prej kërkesave kryesore të Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit që shkoi. Gjithashtu, në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit, kreu i PS-së, Rama, thotë se veprimet e PD-së në komision treguan se Berisha ka frikë të hapë kutitë.
Seanca
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë sot në seancën parlamentare të radhës, por kjo pjesëmarrje do të jetë efeciente vetëm në momentin kur të nisë diskutimi për nismat ligjore të propozuara nga deputetët socialistë. Një vendim i tillë u mor dje, gjatë takimit që zhvilluan parlamentarët socialistë. Ndërkohë që burime pranë kësaj mbledhjeje, bënë me dije se kreu i grupit parlamentar të PS-së sqaroi lidhur me hapat që do të ndjekë kjo parti gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, përfshirë këtu dhe fjalimet mbi këtë çështje.