Kontrolle të rrepta transferimeve dhe telefonatave të të burgosurve
18/03/2010 Ndryshon rregullorja e burgjeve. Vëmendje të madhe për përplasjet mes bandave rivale në burg
TIRANË- Më shumë telefonata me familjarët, ndryshimet e procedurave të takimeve dhe kujdesi gjatë transferimeve të të dënuarve janë disa prej ndryshimeve të rregullores së burgjeve, e cila kaloi në “sitën” e qeverisë. Disa prej pikave kyçe të këtij sistemi, i cili është përfolur shumë kohët e fundit, janë ndryshuar me një vendim të marrë në mbledhjen e radhës. Bëhet fjalë për rregullimin e atyre normave që kanë shkaktuar jo pak probleme në sistemin e burgjeve.
Transferimet, sendet e lejuara
Pika e parë ku është bërë edhe ndryshimi është momenti i transferimit të të dënuarve nga njëri burg në tjetrin. Për këtë rast thuhet se: “Kur evidentohet dhe shënohet në librin e Komisionit të Pritjes se i burgosuri i sapoardhur ka konflikt apo mosmarrëveshje me të burgosur të tjerë ose ka lidhje gjinie a krushqie me personelin e institucionit, menjëherë merren masa për transferimin e tij në një institucion tjetër”. Shpesh ka pasur konflikte mes grupeve rivale në një institucion të vuajtjes së dënimit dhe një ndryshim i tillë është kërkuar nga specialistët. Mbajtja e televizorëve dhe frigoriferëve është një tjetër pikë e ndryshuar. Në rregulloren e vjetër nuk ishte përcaktuar numri i këtyre elektroshtëpiakeve që duhej të mbaheshin në dhomë. Ndërkohë në vendimin e djeshëm thuhet se nuk duhet të mbahet më shumë se një televizor e një frigorifer në dhomë. Ndërkohë që në dhomat e paraburgimit në mënyrë kategorike ndalohet mbajtja e telefonave celular.
Telefonatat, takimet, rregullorja
Është e përcaktuar qartë se një i burgosur i rritur ka të drejtë të flasë në telefon me familjen e tij (nënën, babain, nusen, burrin, fëmijët, motrën, vëllain) vetëm një herë në muaj, dhjetë minuta. Përjashtim në këtë rast bëhet për të miturit. Kjo kategori ka më shumë privilegje në telefon. Kanë të drejtë të flasin në muaj 16 herë në telefon me pjesëtarët e familjes. Të burgosurit me botimin e këtij ndryshimi të rregullores në Fletoren Zyrtare nuk do të kenë më të drejtë të takohen me familjarët katër herë në muaj, por vetëm një herë në muaj. Ndërsa të miturit katër herë në muaj. Është përcaktuar gjithashtu se do të takojnë jo më pak se një person dhe jo më shumë se dy persona. Rregullorja duket se është tepër e rreptë për të burgosurit e rritur. Ajo i heq të drejtën e daljes në ajrim në grupe të mëdha. Të burgosurit nuk duhet të qëndrojnë në ajrim më shumë se dy orë në ditë dhe mbi pesë veta. Kjo gjë do të ndalojë dhunën që është konstatuar në shumë raste në ajrim mes të dënuarve. Grupe rivale janë rrahur mes tyre. Me ndryshimet e bëra Komisioni i Vlerësimit të Sjelljes të të Burgosurve ngrihet në IEVP dhe ka në përbërje zëvendësdrejtorin e institucionit, përgjegjësin e sektorit të kujdesit social, edukatorin e grupit, specialistin e regjimit të brendshëm dhe juristin. Kundër vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Sjelljes mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve te drejtori i burgut përkatës. Masat e marra bëhen për të rritur nivelin e sigurisë për parandalimin e kontakteve me persona të dyshuar si pjesëtarë të organizatave kriminale ose terroriste. Të dënuarit mund të takohen me familjarët e tyre, por një gjë e tillë do të jetë e kontrolluar. Kështu sipas rregullores së re të dënuarit kanë të drejtën e takimeve vetëm me familjarët bashkëjetues, në një numër jo më pak se një dhe jo më shumë se dy në muaj. Këto takime zhvillohen në intervale kohore të rregullta dhe në vende të posaçme që nuk mundësojnë kalimin e objekteve. Ndërkohë mund të jenë nën kontroll shikimi, por jo dëgjimi nga personeli mbikëqyrës. Përjashtimisht, takimi mund të jetë nën kontroll dëgjimi dhe me regjistrim vetëm në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi i Procedurës Penale dhe legjislacioni në fuqi. Bisedat telefonike që të burgosurit bëjnë me familjarët nuk mund të përgjohen, me përjashtim të rasteve kur parashikohet në ligj. Kufizim të burgosurit do të kenë edhe për të mirat materiale dhe ushqimet që marrin nga jashtë. Gjithçka do të jetë e kontrolluar dhe brenda limiteve të përcaktuara. Korrespondenca nuk mund të mbikëqyret. Përjashtohen rastet e saj me funksionarët më të lartë të shtetit, deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare, kompetente në fushën e drejtësisë apo të mbrojtjes të të drejtave të njeriut.