Në alarm për shembjen e Urës së Goricës
18/03/2010 Drejtoria e Monumenteve të Kulturës
BERAT- Rrënimi i Urës së Goricës në qytetin e UNESCO-s ka bërë që Drejtoria e Monumenteve të Kulturës të japë alarmin. Kjo drejtori mësohet se e ka bërë prezent gjendjen e rënduar të kësaj vepre me vlera historike pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për avancimin e projekteve për mbrojtjen e rikonstruksionin e saj. Fakti që kjo urë është një vepër e kategorisë së parë dhe listohet si një nga veprat e rralla jo vetëm për qytetin e Beratit bën që projekti për restaurimin e saj të hartohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Drejtori i monumenteve të kulturës Berat, Lunik Cuedari, bën prezent gjendjen aktuale dhe të rënduar të kësaj ure dhe ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për të hartuar projektin për lëvrimin e fondeve për restaurimin e kësaj vepre me vlera historike. Ura shekullore e Goricës është një urë, e cila shërbyer për të lidhur dy lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem” e ngritur mbi lumin e Osum. Kjo urë për nga arkitektonika është e përbërë me gurë të latuar dhe ka në të nëntë harqe. Kjo urë e ngritur vite më parë shërbente për këmbësorë dhe karroca dhe nuk është llogaritur për të kaluar mbi të me mjete të rënda të ditëve të sotme. Lëvizja mbi të e të gjithave llojeve të mjeteve deri tek mjetet e tonazhit të rëndë dhe mungesa e rikonstruksionit të saj ka bërë që kjo urë e rrallë për nga vlerat të shkojë drejt degradimit. Gati në të gjithë gjatësinë e saj kalldrëmi i urës është dëmtuar së tepërmi duke u shndërruar në një kalldrëm gjithë gropa. Probleme po shfaqin dhe bordurat e saj që ndahen nga kalldrëmi që janë shkatërruar krejtësisht. Por, ajo çka është dhe më shqetësuese është dëmtimi i parmakëve të saj. Në shumë pjesë parmakët janë dëmtuar, ndërkohë që në të gjithë shtrirjen e tyre janë harkuar dhe rrezikojnë të shemben. Me gjithë masat e mara nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës për mirëmbajtjen e saj gjendja vazhdon të vështirësohet. Prej kohësh kjo drejtori ka dhënë alarmin se mbi urën e Goricës duhet të ndalet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, pasi ura e Goricës po rrënohet, por ende ky qarkullim nuk është ndalur. Ura e Goricës përveçse është një urë lidhëse midis lagjes “Goricë” dhe pjesës tjetër të qytetit është një nga objektet më me vlera të këtij qyteti dhe rrënimi i saj do t’i humbiste Beratit një nga pasuritë arkitektonike. Në lidhje me urën monument kulture të kategorisë së parë drejtori i Drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës, Lunik Çuedari, shprehet se për ndërhyrjen në këtë urë kjo drejtori është duke pritur hartimin e projektit ndërhyrës nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. “ Pranë këtij instituti është dërguar nga ana e drejtorisë tonë e gjithë situata aktuale e urës së Goricës ku është prezantuar në detaje gjendja e urës dhe ndërhyrja që urgjentë që kërkohet. Por, duke qenë se ura e Goricës është një monument kulture i kategorisë së parë dhe hynë në fondin e objekteve më me vlerë dhe hartimi i projektit për restaurimin e saj zhvillohet pranë institutit në Tiranë. Specialistë të këtij instituti janë duke hartuar projektin në fjalë nga ku dhe më pas do të veprohet për restaurimin e kësaj ure”, thotë drejtori Çuedari. Aktualisht Instituti i Monumenteve të Kulturës mësohet se ka përfunduar hartimin e projektit për urën e Velabishtit, simotër e urës së Goriës, restaurimi i së cilës pritet të nis shumë shpejtë, ndërkohë që për atë të Goricës ende nuk ka përfunduar projekti.