E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncimi, Lame: 2 fushat sportivetë Tiranës do bëhen sheshe ndërtimi

TIRANË – Fushat e vetme sportive, që i kanë mbetur Tiranës, do të shndërrohen në zona banimi shumëkatëse, tha sot Artan Lame, anëtar i grupit të punës për Programin e PS-së. Duke cituar në detaje, Planin e ri Rregullues të Tiranës, Lame kërkoi të dijë publikisht nga bashkia nëse do të mbeten fusha sportive, dy zona: fusha e zezë mbrapa hotel "Dajtit" dhe fusha e sportit pas stadiumit “Qemal Stafa”.

“Nuk jam duke bërë asgjë tjetër”, - tha Lame, - “përveçse po citoj pjesë të Planit Urbanistik, në të cilat thuhet se shprehimisht se këto dy fusha sportive, të fundit për Tiranën, do të shndërrohen në zona zhvillimi për ndërtime nëntëkatëshe. Nuk presim gjë tjetër nga Bashkia përveçse të na tregojë me një rresht nëse këto dy fusha do të mbeten sportive”. Në fund, ai përsëriti kërkesën për debat mbi Planin Rregullues të Tiranës, me ekipin hartues të tij.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›