PS ne konferencen per menaxhimin e territorit Rama Jemi ne gjendje emergjence

Për kryesocialistin Edi Rama territori i vendit është në një një gjendje të jashtëzakonshme dhe si e tillë do të trajtohet nga qeveria e ardhshme. Qëndrimi I Ramës erdhi gjatë konferencës me titull “Shqipëria e gjeneratës tjetër” ku arkitektë dhe urbanistë dhanë mendimet e tyre rreth zhvillimit të territorit.
Territorin e quan një emergjencë kombëtare. Kryesocialisti Rama flet për një gjendje të jashtëzakonshme, mjetet e së cilës duhen përdorur për të trajtuar situatën. Në konferencën me titull “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, ekspertët e huaj të ftuar nga kryeministri i ardhshëm për të dhënë mendimet e tyre, sugjeruan një moratorium 6-mujor për ndërtimet në bregdet, që duhet të ndiqet nga një fushatë prishjesh. Sipas Ramës, në Shqipëri nuk ekzistojnë kapacitetet njerëzore për të përballuar sfidën. Për këtë ai uroi që grupit prej rreth 50 arkitektësh e urbanistësh nga vende të ndryshme t’I shtohen edhe të tjerë. Ndër idetë e prezantuara gjatë ditës së parë të konferencës, nuk munguan ato disi më të veçanta. Piramida si rreshqitëse gjigande, jo rrugë në bregdet, apo një ekspertiment me vilën e Enver Hoxhës, ishin disa prej tyre. Gjithashtu, shkrirja e Tiranës dhe Durrësit në një metropol gjigand nga ku të nisë zhvillimi, ishte një tjetër ide e paraqitur. Urbanistët e huaj i kishin gjetur edhe emrin: DU-RANA.
Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku reagon për konferencën e PS Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetin social Faceboo, për konferencën e PS-së “Shqipëria e një gjenerate tjetër”. Tabaku shkruan se “kjo konferencë ishte një reflektim pa “mea culpa””. Duke iu drejtuar kryesocialistit Edi Rama, ajo shtroi pyetjen se “kush e la Tiranen pa plan për 11 vite dhe kush e betonizoi atë”.