E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/Në një vit çmimi i banesave ka rënë 12.7 për qind

26-08-2013 / Gazeta 55

Kërkesa e ulët për blerjen e një banese ka bërë që çmimi të bjerë. Kjo rezulton nga agjensitë imobiliare, por edhe nga raporti i Bankës së Shqipërisë. Sipas Bankës, gjatë periudhës prill-qershor, çmimi i banesave shënoi një rënie reale prej 12.7%. Agjentët imobiliarë vlerësojnë se ulja ka qenë e kufizuar. Banesat me çmim më fleksibël gjenden në Yzberisht pranë unazës së re, ku disa ndërtime nuk kanë ende dokumentet e pronësisë. Kjo zonë po kërkohet më së shumti për familjet që vijnë nga rrethet e kanë zgjedhur të jetojnë në Kryeqytet. Kohët e fundit shqiptarët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë në investime. Kjo sipas agjentëve imobiliarë ka bërë që të rritet interesi për qera të ambiente banimi apo tregare. Gjithsesi, edhe çmimi i qirave ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e çmimit është mbi 8%.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›