Ish pronarët: Qeveria e ardhshme të mos mashtrojë, t’i japë zgjidhje pronave
Çështja e pronave rrezikon Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Zv.drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agim Toro, i ka bërë thirrje qeverisë së re e cila pritet të marrë pushtetin në shtator që t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së këtij problemi kaq të mprehtë.
Sipas Toros, BE e ka përcaktuar zgjidhjen e çështjes së pronave si një prej kushteve kryesore për anëtarësimin dhe pikërisht për këtë duhet që premtimet e bëra gjatë fushatës të bëhen realitet.
Toro shprehet se shumë shqiptarë i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut, ku dhe kanë gjetur zgjidhje të kërkesave të tyre. Zgjidhja e çështjes së pronave në vendin tonë është një çështje mjaft komplekse, e cila shpesh ka shkaktuar edhe viktima. Bashkimi Europian ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më parë për kërkesat e ish-pronarëve.