E Shtunë, 31 Tetor 2026

"PS ne krah te studenteve dhe veshtiresite e tyre"

Partia Socialiste shprehu dje perkrahjen per studentet te cilet perballen me kete vit te ri universitar me veshtiresite jo te vogla. Deputetja e kesaj partie, Ledi Shamku, vleresoi dje se mbi 30 mije djem e vajza nga e gjithe Shqiperia nisin rrugen e shkollimit te larte, me ambicien dhe vullnetin per t'u bere burra e gra, te zot per veten, familjen dhe krejt shoqerine. "Jemi sot me mend e zemer tek studentet e Juridikut, qe detyrohen ta nisin vitin jo ne nje auditor, por ne nje kinoteater, per faj te "teatrit" te shemtuar qe kjo qeveri ka vite qe luan me ta", kritikoi Shamku. Ajo kerkoi qe rinia, djem e vajza, ta perdorin shkollen si energji te cmuar, per t'i kapercyer keto veshtiresi te pamerituara e per t'u bere te vlefshem e te denje. Zyrtarja socialiste i uroi dje studenteve, rruge te mbare ne shtegun e dijes dhe te ndryshimit qe ky vend pret prej te gjitheve, vecanerisht prej tyre. "Por, qe te realizohen keto, askush nuk pret qe Berisha t'ia filloje nga vetja, nga kabineti i tij qeveritar, pasi i duhet te ndeshkoje se pari disa prej ministrave te tij dhe se fundi edhe vetveten",-tha Shamku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›