E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Te unifikohet kurrikula arsimore

Presidenti Bamir Topi, uroi dje nga Akademia e Arteve, te gjithe studentet shqiptare per nje vit te mbare ne aulat e fakulteteve. "Une deshiroj qe ne kete dite, te uroj se pari studentet, sepse pa ta cdo gje do te ishte vakum, nuk do te ishte e tille. Studentet jane ata qe mbushin auditoret, studentet jane ata qe i japin kuptim universitetit, i japin kuptim akademizmit", uroi kreu i shtetit. Ne diten e pare te vitit te ri akademik 2009-2019, Presidenti Topi, dha dhe nje mesazh per te gjithe universitetet publike dhe jo publike ne te gjithe Shqiperine, te cilet sot me shume se kurre jane projektuar drejt kurrikules, e cila do t'i coje ata ne Evrope. "Sikurse ne po pergatitemi ne te gjitha senset e mundshme, politike, institucionale, akademike, te shkojme dhe te behemi dhe zyrtarisht edhe formalisht qytetare te asaj familjeje te ciles ne i kemi perkitur gjithmone, familjes evropiane", vleresoi ai. Sipas Presidentit, askush nuk duhet te shperdoroje certifikimin qe behet per te celur nje universitet, pasi fjala universitet nuk eshte thjesht per ta mbajtur ne nje pjese te diplomes, por eshte ai dokument qe e ben studentin, te percaktoje me shume kualitet te ardhmen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›