"Sistemi universitar, perpara sfidave te medha"
Levizja Rinore per Integrim, uroi dje nje vit te mbare dhe te suksesshem dhe qe ky vit te jete, nje hap perpara ne avancimin e nivelit te mesimdhenies ne te gjithe Fakultetet dhe Universitetet tona. Kryetarja e LRI-se, Erisa Xhixho, e konsideroi si nje dite te rendesishme per te gjitha universitetet si dhe per stafet akademike. "Sistemi universitar ndodhet perpara sfidave te medha qe kane te bejne me rritjen e nivelit, shtrirjen e sistemit, zgjerimin e tij si dhe te nje bashkejetese te shendetshme, midis sistemit publik dhe atij privat", deklaroi Xhixho. Sipas saj, ky zhvillim dhe ky stad i ri ne te cilin kemi hyre, kerkon dhe nje harmonizim te interesave midis paleve me objektivin e pergatitjes se nje brezi te ri, me nje nivel qe shkon drejt atij te vendeve te zhvilluara Evropiane. Ajo uroi gjithashtu qe ky vit te jete dhe nje vit ku reforma universitare, te njohe thellim te metejshem, si dhe te kete permiresime te rendesishme ne lidhje me autonomine universitare, me pjesemarrje me te gjere ne veprimtarine kerkimore-shkencore.