PS nga protestat e vogla ne demonstrata

Turi i kryesocialistit ne rrethe do te shoqerohet me organizimin e vazhdueshem te protestave qe pritet te kulmojne me nje demonstrate ne fillim te prillit
TIRAN - Edhe pse ditet e fundit duket sikur opozita nuk po i vazhdon me protestat e po i dedikohet turit parazgjedhor Partia Socialiste ka ndermend ta vijoje aksionin e saj politik permes organizimeve te ndryshme qe lidhen me kerkesen per largimin e qeverise Berisha.
Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se me nisjen e turit ne baze te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama do te ndiqet nje strategji ndryshe nga sa eshte pare deri me tani.
Duke pasur parasysh kerkesat e nderkombetareve per nderprerjen e demonstratave pasi keto mund te sjellin perplasje te dhunshme socialistet po ndjekin nje tjeter menyre per te kerkuar largimin e qeverise. Pas konsultave qe kryesocialisti ka zhvilluar me deputetet socialist eshte rene dakord qe te kete nje periudhe pushimi deri ne demonstraten e ardhshme.
Ne kete kohe socialistet do te shfrytezojne data te caktuara apo ceshtje te ndryshme per ti kerkuar kryeministrit Berisha te largohet. Pjese e aksionit te tyre politik ishte dhe protesta e organizuara perpara Ministrise se Brendshme nga Forumi Rinor Euro - Socialist Shqiptar permes te ciles kerkohej largimi i Lulzim Bashes.
Socialistet do te vijojne daljet e tyre ne protesta permes organizimeve te vogla per te treguar se nuk kane hequr dore nga dalja ne rruge dhe vendosmerine e tyre per ti shkuar deri ne fund kerkeses se tyre.
Diten e djeshme anetarja e Kryesise se Partise Socialiste Lindita Nikolla njoftoi daljen ne proteste te grave me 8 mars kunder kryeministrit Berisha dhe deklaratave te bere nga ky i fundit ndaj grave.
Nisur nga takimet e fundit me perfaqesues te larte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes apo te Bashkimit Europian socialistet kane vleresuar se eshte momenti i duhur per te nderprere perkohesisht tubimet e medha e per te krijuar klimen e nevojshme te dialogut per te arritur nje zgjidhje te perbashket.
Kjo edhe pse nga mazhoranca nuk po shfaqet ndonje vullnet faktik per dialog meqenese bisedimet jane te bllokuara deri ne zbardhjen e 21 janarit permes komisionit hetimor te ngritur posacerisht per kete ceshtje komision qe po drejtohet nga Partia Demokratike pa prezencen e Partise Socialiste. Nderkombetaret kane kerkuar ne te gjitha takimet angazhim serioz qe palet te ulen sebashku per te dialoguar dhe politika te mos mjaftohet me deklarata.
Partia Socialiste eshte e vendosur nga ana e saj te respektoje ndihmen e nderkombetareve por ato sdo te presin pafundesisht nga mazhoranca. Burime nga Partia Socialiste sqarojne se demonstratat do te kthehen serish si mjet i tyre per te kerkuar largimin e qeverise nese vazhdon te kete mungese vullneti nga qeveria per ti dhene zgjidhje krizes politike.
Kete here socialistet do te angazhohen ne tubime edhe me te medha nga ato qe jane zhvilluar deri me tani.
Ne diskutimet qe jane zhvilluar nga lidershipi i Partise Socialiste eshte menduar qe ne muajin prill te rinisin demonstratat e medha paqesore.
Per sa kohe lideri i socialisteve Edi Rama vijon turin e tij ne rrethe sekretariati organizativ po shfrytezon te gjithe kohen per te ideuar dhe organizuar daljen e opozites ne shesh. Ndryshe nga demonstratat qe kemi pare deri me tani kete here vendosmeria e socialisteve do te lidhet dhe me kohezgjatjen e daljes se tyre. Gjate mbledhjeve te forumeve te larta te socialisteve deputet apo zyrtare te kesaj partie kane kerkuar radikalizim te qendrimit permes demonstratave te zgjatura.
Deputete socialiste u kane kerkuar kryetarit te Partise Socialiste qe te dalin ne shesh dhe te mos e mbyllin tubimin per pak ore por te qendrojne me dite te tera deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Momentalisht ne Partine Socialiste cdo skeme per daljen e ardhshme te opozites ne shesh eshte ne fazen e mbledhjes se ideve pas mbarimit te turit te kryesocialistit demonstrata do te marre nje tjeter forme.
Anetarja e Kryesise se Partise Socialiste Lindita Nikolla ftoi dje grate shqiptare te dalin ne proteste
PS Ne 8 mars socialistet protestojne kunder Berishes
TIRAN - Partia Socialiste ftoi dje grate shqiptare ne nje proteste ne diten nderkombetare te tyre me 8 mars. Anetarja e Kryesise se PS-se Lindita Nikolla theksoi se nuk ka sot asnje udheheqes ne boten demokratike qe te perdore gjuhen qe perdor rendom Sali Berisha ne parlament e ne keshillin e ministrave.
Sipas saj ky njeri tanime nuk perfill me as moralin e as etiken e pozicionit qe mbulon si perfaqesues i shqiptareve por me cdo shperthim nervash e ul e cnderon imazhin e shqiptareve.
Prandaj tha ajo nuk mund te tolerohet ky njeri i cili nuk perfaqeson me dinjitetin vlerat e interesat e ketij populli por vetem kunder-vlerat e anti-moralin qe te gjithe shqiptaret e luftojne e kundershtojne sa here perballen me te. Zyrtarja socialiste solli ne vemendje se njemije e nje te zeza ka thene Sali Berisha per cdo grua deputete per cdo kundershtare te tij politike e per cdo nene bashkeshorte e bije te kundershtareve te tij politike.
Per socialistet askush me teper se grate shqiptare nuk i vuan sot pasojat e varferimit e papunesise qe prodhon korrupsioni kusaria e makuteria e pushtetit te Saliu prandaj si askush tjeter jane grate ato qe duhet te ngrene zerin me force kunder kesaj situate te papranueshme e te patolerueshme ku e ka zhytur vendin Sali Berisha.
Te quash kokepalare e te droguar te vraret nga pushket e Gardes Republikane Te shash me fjalet me te ndyra bashkeshortet e nenat e kundershtareve te tu Te marresh neper goje nenat e femijet e kujtdo qe guxon te flase e te denoncoje skandalet aferat e krimet e regjimit ne pushtet Te perdoresh sic beri jo me larg se dje grate e PD per te vazhduar sharjet e ofendimet me te uleta Keto nuk ia lejon vetes asnje lider i botes demokratike prandaj Saliu duhet te largohet sepse ai po neperkemb dinjitetin e nje populli te tere - deklaroi Nikolla.
Ajo apeloi ndaj grave shqiptare qe me 8 mars ne kete dite kur grate ne mbare boten kremtojne te drejtat e fituara dhe protestojne per ti mbrojtur ato te drejta edhe grate shqiptare do te bashkohen ne nje proteste kunder neperkembjes se dinjitetit te tyre nga Sali Berisha.
Ne 8 mars grate shqiptare do te protestojne me force per ti thene ndal gojes se shthurur te ketij palo burri qe flet shume per respektin per grate por qe si askush tjeter ne historine e ketij vendi shan shpif ofendon e mallkon te gjitha grate e nenat e ketij vendi - tha anetarja e Kryesise se PS.